POLITIKATË FUNDIT

Rin Ahmeti bën heroin, Prishtina e fiton derbin ndaj Ballkanit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

“Bardhëkaltërit” edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 76-të, arritën të arkëtonin pikët e plota me rezultat minimal 0-1.

Të dy skuadrat zhvilluan lojë ofensive që nga fillimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin aksionet.

Vendasit ishin më të rrezikshëm për të pasur më shumë raste, mirëpo portieri i Prishtinës me super pritje ia mohoi golin.

Heroi i Prishtinës rezultoi të jetë Rin Ahmeti për të shënuar një gol të bukur pas asistimit të Leotrim Kryeziut (49’).

Goli fillimisht u anulua, mirëpo pastaj pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte në rregull.

Situata për Prishtinën u përkeqësua kur Diar Halili mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (76’).

Megjithatë, Prishtina arriti të ruajë rezultatin për t’i marrë pikët e plota. Skuadra nga kryeqyteti qëndron në pozitën e dytë me 23 pikë, aq sa ka Malisheva, ndërsa Ballkani zë vendin e gjashtë me 13 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *