TË FUNDIT

Rifillon ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Ka rifilluar ndeshja derbi ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, e cila po zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Takimi ishte ndërprerë për disa minuta në çerekun e katërt, pasi një mjet plasës u hodh në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës.

Gjatë incidentit pati edhe tensione mes shikuesve pejanë dhe basketbollistit të Prishtinës, Malcolm Arstead.

Pas ndërprerjes disa minutëshe, gjyqtarët kanë vendosur që ndeshja të vazhdojë./ Telegrafi /

Ndërpritet dueli mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Ndeshja derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë në çerekun e katërt, pas një incidenti në palestrën ku po zhvillohej përballja.

Në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës është hedhur një mjet plasës, pas së cilës arbitrat kanë vendosur t’i dërgojnë basketbollistët në zhveshtore.

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe tensione mes tifozëve pejanë dhe basketbollistit të Prishtinës, Malcolm Arstead.

Ndeshja u ndërpre kur Sigal Prishtina ishte në epërsi prej dy pikësh, 66:64, ndërsa kishin mbetur edhe 6 minuta e 29 sekonda deri në përfundim të takimit.

Për momentin nuk dihet nëse derbi do të vazhdojë apo do të merret ndonjë vendim tjetër nga organizatorët dhe zyrtarët e ndeshjes./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *