POLITIKATË FUNDIT

“Rekord i paparë” – Shala: Kurti me performancë të jashtëzakonshme në debat

Hafiz Shala ka reaguar pas debatit televiziv të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar paraqitjen e tij si “rekord të paparë dhe të padëgjuar deri më tani” në një ballafaqim të drejtpërdrejtë me gazetarë dhe panelistë. Në një shkrim të dërguar për “Bota Sot”, ai shpreh admirim për njohuritë, kujtesën dhe aftësinë argumentuese të Kurtit, duke thënë se paraqitja e tij la përshtypjen e një lideri me kapacitete të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike.

Shala vlerëson se Kurti tregoi siguri, guxim dhe përgatitje të lartë në trajtimin e çështjeve të ndjeshme, ndërsa kritikon ashpër kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij, shpesh i mohojnë meritat e individëve për shkak të interesave politike dhe luftës për pushtet.

Shkrimi i plotë

Rekord i paparë, i padëgjuar deri më tani, në një ballafaqim direkt në mes të Kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti me panelist-gazetar në studio dhe jashtë saj.

Paraqitja e tij ishte super intelegjente, me njohuri të pakufizuara, i sinqertë dhe pa asnjë tremë, me njohuri të gjëra, sypatrembur ndaj çdo individi e institucioni ndërkombëtar, sepse asnjëherë nuk ka shkelur në “drrasë të kalbur” që dikush t’ia përmendë si pengesë për të udhëhequr me Qeverinë, e cila deri më tani është në nivelin e duhur dhe me sukses.

Te ky person nuk ekziston frika në cilësinë e burrështetasit sepse është i pastër në të gjitha aspektet: politike, diplomatike e udhëheqëse.
E ka marrë në dorë luftimin shumë të suksesshëm të krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut.

Jo rastësisht një deputet i Parlamentit Evropian në një rast pati deklaruar: ky njeri meriton të ketë pozitë të lartë në institucionet ndërkombëtare sepse ka njohuri e diapazon të gjerë në fushat e gjeopolitikës ndërkombëtare; ka njohuri edhe në situatat e shumë shteteve me të cilat mendon se duhet krijuar marrëdhënie bilaterale dhe, posaçërisht, me shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

Kemi rënë në një mjerim të pakuptueshëm kur të huajt na i vlerësojnë njerëzit tanë shumë më mirë, sepse ne në mes veti, për hir të xhelozisë dhe luftës për pushtet, i zhvlerësojmë meritat pa u marrë me argumente. Shumë njerëz e kanë të lindur si dhunti të Perëndisë, por pa harruar se ajo plotësohet me vetëangazhim personal për t’u ngritur në nivel të akademikut.

Nga xhelozia për njohuritë e tij dhe një mbamendje mahnitëse që imponon një inteligjencë të avancuar deri në nivele të larta ndërkombëtare.

Kemi një dukuri e cila shfaqet tek ne shqiptarët, që duke i luftuar dhe mohuar vetitë e individit, posaçërisht kur bëhet fjalë për bisedimet ndërkombëtare me theks të veçantë në raport me Serbinë, reflekti dhe reagimi duhet të jetë i aty për aty, duke iu shmangur gabimeve me pasoja në të ardhmen. Ju e keni vërejtur mbrëmë në disa detaje e nuanca të cilat as paraardhësit e tij e as oponentët aktualë nuk ua pret mendja, siç thotë populli, në kurthet të cilat Serbia ua kurdis, të cilat ose nuk kuptohen aty për aty. Kjo ndodh edhe me ndërkombëtarët në cilësinë e ndërmjetësuesit; nuk e kanë thjesht vetëm të zhvillojnë biseda rreth ndonjë çështjeje të caktuar, sepse një person i cili përpos dijes ka edhe guximin politik për të kundërshtuar, nuk ka kundërargument për ta kundërshtuar dhe as adut për ta nënçmuar ose shantazhuar. Kjo është përparësia e tij në raport me oponentët e tij.

Deklarimet shokuese që dëgjohen sot, si për shembull se “përpara do ta votoja një serb se Albin Kurtin” (pa pasur njohuri për atë serb nëse ai ose prindi i tij ka ushtruar gjenocid), janë jashtë çdo logjike dhe norme morale, nacionale e shtetërore.

Jemi larg një vetëdijeje të qenies reale, të cilën e paraprin etja për pushtet dhe pasurim enorm në mënyra të jashtëligjshme. Prandaj ka shumë raste kur opozita aktuale, e trashëguar nga e kaluara, pa ia ditur hallin vetes në të gjitha aspektet për të udhëhequr me vendin apo qeverinë, pa vetëdije lidhur me nivelin e përgjegjësisë, asnjëherë nuk heziton të ngulë këmbë, sepse asnjëherë deri më tani nuk është analizuar e vlerësuar puna e tij/saj pas mandatit të përfunduar.

Pas atij debati publik, vërtet jam i mahnitur dhe njëkohësisht edhe i mburrur që në shtetin tonë, në shoqërinë tonë kemi njerëz të cilët në mënyrë brilante japin përgjigje me një mbamendje super intelegjente, për çka ne si shoqëri dhe popull, anipse më i vjetri në Ballkan dhe me një popullatë më të re, mburremi me të drejtë.

Jam i bindur se nuk ka hamendje kur është në pyetje dhënia e votës; ajo duhet të shkojë te më i miri, nëse duam Republikë prosperuese dhe të barabartë me shtetet tjera evropiane, e ai është z. Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *