TË FUNDIT

Rehabilitohet një pjesë e rrjetit të ujësjellësit në Lladrovc të Malishevës

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka përfunduar rehabilitimin e një segmenti të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Lladrovc të Malishevës.

Punimet janë realizuar nga ekipi operativ i Njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, ku është zëvendësuar rreth 40 metra gyp me diametër Ø110 mm.

Sipas njoftimit, ky segment i rrjetit ka pasur defekte të shpeshta, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje dhe vështirësi në furnizimin me ujë për konsumatorët e zonës.

Me rehabilitimin e rrjetit synohet rritja e qëndrueshmërisë së sistemit, zvogëlimi i defekteve dhe sigurimi i një furnizimi më të qëndrueshëm me ujë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se ekipet operative në Malishevë do të vazhdojnë angazhimin në mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *