Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga
Mes La Liga dhe Champions, ndaj Valencia-s, Real Madrid siguroi fitoren e 8-të radhazi, një ecuri e jashtëzakonshme që rikthehen ekipin e Mourinho-s në garë me kohë të plotë për çdo trofe. VAR shpëtoi fillimisht Realit, me vendasit që gjetën golin e avantazhit, por gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.
Pas këtij episodi, Reali mori kontrollin total të lojës dhe në minutën e 28-të ishte Valverde që zhbllokoi rezultatin me një predhë të vërtetë nga distanca. Në të 36-të, Arda Guler dyfishoi shifrat, me turk që brenda në zonë goditi saktë duke tundur rrjetën. Nuk mund të mungonte në apel as Kylian Mbappe, me “gjelin” francez që në minutën e 75-të u shërbye saktë nga Guler, kaloi edhe portierin duke sigluar shifrat në 0-3. Valencia ishte e pafuqishme për t’u rikthyer në lojë, madje mbetën edhe me 10-të lojtarë pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Mbappe-s. Falë kësaj fitoreje të pastër, Real Madrid kap provizorisht Barçën në kuotën e 30-të pikëve.
Ky sukses ishte i rëndësishme edhe për Mourinho-n në aspektin personal pasi arrin kuotën e 77% të fitoreve në La Liga, statistikë për të cilin portugezi u pyet edhe në konferencë për shtyp:
“Kjo tregon se duhet të fitojmë ndeshjen e radhës, sepse në këtë jetë, njerëzit i harrojnë shifrat e mira që mund të kenë njëfarë rëndësie. Ne nuk jetojmë me shifrat e së kaluarës. Ne jetojmë në të tashmen dhe duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Të jesh aty me këto shifra është krenari, por ndeshja e radhës është më e rëndësishmja”, u shpreh Mourinho.
