Fifi në pritje të ëmbël për herë të dytë, këngëtarja ndan lajmin e bukur me ndjekësit
Ajo ka zgjedhur një mënyrë humoristike për të zbuluar shtatzëninë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke thënë:
“Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”.
Ky lajm vjen pasi Fifi përjetoi për herë të parë emocionet e mëmësisë me lindjen e djalit të saj, Theo Mal.
Tashmë, këngëtarja dhe familja e saj po përgatiten të mirëpresin një tjetër pjesëtar, ndërsa kjo periudhë pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta në jetën e tyre.
