Raportohet se është arrestuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës nën dyshimet për dhunë ndaj bashkëshortes
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Burime të “ Betimi për Drejtësi ” bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.
Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.
Telegrafi ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
