Vazhdojnë punimet në rrugën “Tërrnava” në fshatin Lismir të Fushë Kosovës
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën “Tërrnava”, në fshatin Lismir.
Sipas njoftimit të Komunës, këto punime janë pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve të kësaj zone.
Komuna ka bërë të ditur se projekti synon të mundësojë qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë për banorët. /Telegrafi/
