POLITIKATË FUNDIT

Raportimet për largimin e Hamzës nga PDK-ja, flasin Ganimete Musliu dhe Xhavit Haliti

Raportimet për një largim të mundshëm të Bedri Hamzës nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e udhëheqjes së kësaj partie.

Lidhur me këto raportime, Telegrafi ka kontaktuar me deputeten Ganimete Musliu e cila ka thënë se deri më tani nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

“Ende s’kemi diskutuar për këtë çështje”, ka deklaruar shkurt Musliu.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Telegrafi edhe ish-deputeti i kësaj partie Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka dëgjuar për një zhvillim të tillë.

“S’kam dëgjuar. Besoj që këto gjëra s’përbëjnë sekret. Pyeteni atë e me siguri do ju tregojë”, ka deklaruar Haliti.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe vetë Bedri Hamzën për të marrë një qëndrim lidhur me këto raportime, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje nga ai.

Po ashtu, janë kontaktuar edhe disa deputetë të tjerë të PDK-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për këto raportime. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *