Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi
Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të paraqesin brenda 2 javësh raporte me shkrim për listat e pritjes së pacientëve dhe furnizimin me barna nga lista esenciale. Pas shqyrtimit të raporteve, komisioni pritet t’i ftojë të dy për të raportuar gjatë muajit dhjetor.
Por kjo nxiti diskutime ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Përderisa kryetari i komisionit, Uran Ismaili, kërkoi llogaridhënie dhe respektim të afateve nga institucionet shëndetësore, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, e akuzoi atë për politizim të çështjes.
Kryetari i komisionit, Uran Ismaili, tha se kjo kërkesë është pjesë e planifikimit të aktiviteteve të komisionit për dy muajt e fundit të vitit, duke theksuar nevojën për të pasur një pasqyrë më të qartë të gjendjes në sektorin e shëndetësisë.
Ismaili thekson nevojën e raportimit të gjendjes në sektorin e shëndetësisë
“Kemi të bëjmë vetëm me dy muaj çka ka mbet, dhjetori ka njëfarë përfundimi më të hershëm dhe kemi dashur që të kemi disa aktivitete për nëntor dhe dhjetor dhe ta shfrytëzojmë në një sesion që do të kishim pasur të bëjmë një planifikim për vitin e ardhshëm. Me na dërgua një raport me shkrim në listën e pritjes të klinikës së SHKUK-së dhe për raport me barna në listën esenciale. Kjo na jep njëlloj hapësire që të kemi një raportim të mundshëm gjatë muajit dhjetor, është e vlefshme ta kemi një raport. Do të ishte mirë në dhjetor ta kemi një raportim nga drejtori SHKUK-së dhe ministri i shëndetësisë para se ta mbyllim këtë vit”, tha Ismaili.
Ai kërkoi nga anëtarët e komisionit që të këmbëngulin në respektimin e afateve për raportim, duke shprehur shqetësimin se kërkesat e komisionit mund të mos trajtohen me seriozitet për shkak të ndarjeve politike.
Ismaili kërkon që të respektohen afati për raportim
“Kërkoj nga gjithë ju që të jemi të vendosur që në raporte që po i kërkojmë që të na respektojnë afatet që po i dërgojmë, përpilimi i këtij raporti është jashtëzakonisht i lehtë. Nuk do të doja që të behej komisioni një lloj ping pongu që të mos merremi parasysh, për shkak se njerëzit gjejnë mbështetje politike në kuptimin opozitë-pozitë. Mendoj që raporti për listë esenciale dhe lista të pritjes janë kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve. Kanë obligim që të na japin raporte sa më të shpejta në afat dy javorë”, tha ai.
Këto deklarata nxitën reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, i cili kundërshtoi qasjen e kryetarit të komisionit.
Azemi tha se diskutimet për gjendjen në shëndetësi po marrin karakter politik, ndërsa ia kujtoi Ismailit periudhën kur kishte drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Azemi, Ismailit: Nuk është se e kemi gjetur shëndetësinë në lule
“Po fillon mbledhja me të njëjtën qasje që nuk doni të bëni politikë dhe për çdo herë po përfundon duke e bë të njëjtën, e kuptoj jeni subjekte opozitare. Nuk duhet të harroni se keni qenë ministër i shëndetësisë, nuk është se e kemi gjetur shëndetësinë në lule dhe u prish brenda natës, është ky sistem shëndetësorë të cilin e dimë që nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, le të flasim në një dozë më të lartë të sinqeritetit”, tha Azemi.
Ndaj këtyre kritikave reagoi sërish Ismaili, i cili mohoi se kërkesa për raportim ka prapavijë politike. Ai tha se po kërkon vetëm që ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së të japin përgjigje për çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Ismaili mohon se kërkesa për raportim ka prapavijë politike
“Unë nuk po them hajde e thërrasim Albin Kurtin, as Xhelal Sveçlën, as Donika Gërvallën për vdekjen e Arlindës, nuk jam duke bë unë politikë, kjo është tash me thënë se po dal jashtë temës. Unë po them ta thërrasim në raportim ministrin e shëndetësisë, drejtorin e SHKUK-së po më thoni po bënë politikë, komplet është gabim, nuk ka tendencë të tillë”, tha ai.
Diskutimi për gjendjen në shëndetësi vazhdoi edhe me reagimin e deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, e cila kundërshtoi pretendimet për përmirësim të situatës në këtë sektor.
Ajo solli në vëmendje rastin e një personi nga Peja, për të cilin tha se po përballet me kushte të rënda jetese dhe mungesë të kujdesit shëndetësor. Bytyqi u tha anëtarëve të komisionit se ishte takuar personalisht me këtë qytetar dhe ngriti shqetësimin për trajtimin e tij nga institucionet shëndetësore.
Bytyqi tregon disa fotografi të një qytetari, shpreh shqetësim për të
“Kur po i dëgjoj këta duke folur për shëndetësi, po më duket sikur po jetojmë në një shtet tjetër. Po qe është një person nga Peja jeton në Prishtinë pa shtëpi, pa ushqim, pa kujdesje. Shikoni fotot, unë jam takuar me të dhe ky neglizhohet nga QKUK, nuk e di si po thua se po përmirësohet shëndetësia”, tha ajo.
Në kundërpërgjigje, Azemi tha se nuk kishte pretenduar se gjendja në shëndetësi është e mirë, por se problemet në këtë sektor janë të trashëguara dhe vazhdojnë të jenë të pranishme.
Ai kritikoi përdorimin e rasteve individuale në debatet politike, duke kërkuar që për raste të tilla të njoftohen inspektorati shëndetësorë.
Azemi kërkon që rasti të raportohet në inspektorat shëndetësorë
“As nuk u lëvdova vetëm konstatova një fakt se gjendja ka qenë e vështirë dhe është e vështirë. Është shqetësuese, se kam qenë edhe pjesë e opozitës, por asnjëherë nuk kam përdorur një rast individual. Si anëtar punën e parë që është dashtë me bë ish dashur me kontaktua inspektoratin shëndetësorë, normalisht se duhet marrë masa”, tha ai.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi institucionale dhe shoqërore. Përmes një postimi,…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka takuar zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim në Berlin me Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krichbaum. Sipas njoftimit, në…
Kjo pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas…
Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, z. Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari. Gjatë takimit, Kryeprokurori i…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe rolin rajonal të Serbisë. Ai në intervistën për Euronews Enlargement Summit në Bruksel tha se ndonëse integrimi i Serbisë…
Kriza e zgjatur politike dhe institucionale në Kosovë pritet të reflektohet edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 4 nëntor. Sipas draft-raportit që është bërë publik dhe…
Serbia ndodhet në "errësirë" sa i përket politikës që do të ndjekë ndaj Kosovës pas fitores së listës studentore në zgjedhjet parlamentare. Kështu vlerëson politikani serb Nenad Çanak, ish-deputet dhe…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Themelore në Prishtinë,…
Policia e Kosovës do të nisë kthimin e patentave të shoferëve të mbajtura përkohësisht, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme që kufizon mbajtjen fizike të tyre në maksimum 8 ditë. Megjithatë, Policia ka sqaruar se kthimi i…
Brahim Demiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të tij, 27-vjeçarit Adonis Demiri, në fshatin Demiraj të Gjilanit, e ka mohuar fajësinë para hetuesve policorë. Sipas informacioneve nga hetimi, ai ka deklaruar se trupat e djalit dhe të…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Me këtë rast,…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale. Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm dixhital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin…
Deputetët e opozitës kanë adresuar një serë kritikasht ndaj funksionimit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, duke pretenduar për parregullsi në udhëheqjen e këtij institucioni, pamundësim të ushtrimit të…
Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë formalizuar një marrëveshje të re financiare në vlerë prej 1 milion eurosh, me synim zgjerimin e investimeve dhe programeve për kursimin e energjisë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe për të cilët ka kaluar afati ligjor i mbajtjes prej tetë ditësh. Ky veprim vjen pas Aktgjykimit…
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të përfaqësuesve të shumicës parlamentare, të cilët kanë kërkuar…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas kritikave të këtij të fundit ndaj aksionit të VV-së para Prokurorisë. Kërçeli ka thënë se veprimet e…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit publik “Smart”, duke e cilësuar këtë veprim si “show…
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë islame, duke e cilësuar atë si përpjekje për t’i dhënë Rusisë një rol të…
Shefi i Asamblesë së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën…
Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj. Përmes një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të…
Ministri Andin Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të udhëhequr nga drejtori Mustafë Prenku. Gjatë takimit janë diskutuar çështje…
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. Edona është anëtare e PLE-së, Partisë së…
Opozita vazhdoi të hënën të kërkojë largimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Kërkesat lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt. Po atë ditë, komisioni hetimor…
Projektbuxheti 4.27 miliardë euro për vitin 2027, i miratuar të hënën nga Qeveria, ka nxitur kritika për ndikimin e tij në koston e jetesës. Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se rritjet e pagave, pensioneve dhe shtesave janë të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmëroi të hënën se Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030". Paralajmërimi erdhi pasi Qeveria miratoi projektbuxhetin për vitin 2027. Në një…
Profilet zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook dhe X rinisën publikimet të hënën, më 2 nëntor. Ekipi i tij mediatik njoftoi se profilet do të funksionojnë si arkiv publik i veprimtarisë së tij shtetërore. Sipas…
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat. Nga kjo ngjarje që ndodhi të dielën,…
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në…
Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku forca të shumta policore janë angazhuar në bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje për të shqyrtuar çështje të ndryshme që lidhen me ekonominë, shëndetësinë, të drejtat e komuniteteve dhe inovacionin. Në orën…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Këtë situatë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e…
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te persona të tretë. Në rastet kur…
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin…
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mashtrim me shifra dhe dështim në menaxhimin e ekonomisë, duke thënë se rritja nominale e buxhetit nuk është reflektuar…
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar Adonis Demirin vetëm në cilësinë e prindit biologjik, pasi ai kishte kërkuar që të merrte në kujdes…
Heroi i kombit, Afrim Zhitia sot e ka shënuar 37-vjetorin e vrasjes nga policia serbe në Bregun e Diellin në Prishtinë. E lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tij ielgale ka folur sonte vëllai i tij, Naim Zhitia. Prandaj edhe Naimi, duke folur…
Nga maji i vitit 1999, nuk dihet asnjë gjë për fatin e Ukshin Hotit. Ai deri në këtë kohë ishte në burgun e Dubravës, por që u transferua në drejtim të panjohur. Indikacione se mund të ketë informacione me atë se…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të të gjithë zinxhirit institucional lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke përfshirë Qendrën për Punë Sociale, Policinë,…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh me strukturat e partisë, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”. Takimet e para Limaj i zhvilloi…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se vendi ka humbur dy vjet për shkak të krizave politike dhe vonesave në konstituimin e institucioneve, duke theksuar se pas zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula janë krijuar kushtet…
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se vrasjet e grave në Kosovë janë shqetësuar. Vetëm brenda këtij viti ende pa përfunduar kemi 8 raste. Sipas tij, vetëm brenda vitit sipas raporteve policore janë dikun 50 raste të…
Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja. Këto janë disa nga detajet që përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore…
Ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar formimin e komisioneve hetimore, duke vlerësuar se ato nuk janë zgjidhje për problemet shoqërore nëse rezultatet e tyre nuk gjejnë zbatim në praktikë. Duke folur në emisionin “Ditari”…
Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj
Agim Veliu rrëfen bisedën e fundit me Ukë Bytyçin para se të vritej
Haxhiu sot në Maqedoninë e Veriut, takime me krerët më të lartë shtetërorë
Pas 15 vjetësh, aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit
Republika e Kosovës: nga mbijetesa kombëtare deri te sfidat e ndërtimit të shtetit
Në rastin e zgjedhjeve lokale 2025-2026 nuk ka vend për triumfalizëm në AKI
Hungaria hap dosjet e Sigurimit – Shqipëria ende thërret “Poshtë komunizmi”
Lufta e OJQ-ve me rilindasit dhe letërsinë shqiptare
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer Isabella Damon, vajza 20-vjeçare e aktorit të njohur hollivudian Matt Damon,…
Amal Clooney ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një mbrëmjeje romantike pranë bashkëshortit,…
