TË FUNDIT

Raporti i ambasadorit amerikan më 1944: “Partizanët shqiptarë ishin të gatshëm ta lëshonin Kosovën për të marrë pushtetin”

Opinione

Xhafer Deva është etalon, shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Ashtu si shteti dhe kisha serbe, ashtu edhe propaganda antishqiptare serbo-sllave dhe ajo e komunizmit ideologjik shqiptar janë armiqt më të mëdhenj të nacionalizmit e patriotizmit shqiptar dhe, prandaj, ata kanë fabrikuar lloj-lloj shpifjesh e akuzash kundër nacionalistit e patriotit të madh shqiptar, Xhafer Deva.

Cili është krimi më i madh, ai për të cilin e akuzojnë Xhafer Devën komunistët shqiptarë për të ashtuquajturën Masakër të 4 Shkurtit, apo janë vrasjet e 4 000–5 000 shqiptarëve, që njihen si Masakra e Tivarit, nga brigadat partizane jugosllave dhe nga partizanët e Shqipërisë? Serbo-grekofilët shqipfolës nuk duan ta përmendin faktin për krimin e madh që bëri Partia Komuniste Shqiptare dhe partizanët shqiptarë që u shërbyen dhe i ndihmuan serbët, duke ua dorëzuar Kosovën pushtuesve komunistë serbo-sllavë. Komunistëve shqiptarë e pasuesve të tyre as nuk ua ndien dhe nuk kanë fare ndjesi për bashkëpunimin e partizanëve shqiptarë me ata jugosllavë në krime e vrasje të nacionalistëve dhe patriotëve kosovarë.

Çfarë krahasimi mund të bësh mes Xhafer Devës, që i luftoi emisarët jugosllavë në Tiranë, në krahasim me qindra mijëra vrasje që komunistët shqiptarë kryen, si gjatë Luftës ashtu edhe pas saj, kundër patriotëve e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri, si dhe vuajtjet, tmerret dhe gjenocidin që përjetoi populli shqiptar pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri?!

Kjo është një pyetje që jep përgjigjen se Deva, si veprimtar nacionalist e luftëtar kundër çetniko-komunizmit serbo-sllav dhe kundër komunizmit shqiptar, ai është HERO I MADH.

Deva është hero për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sanxhakut, të Diasporës, si dhe për nacionalistët, disidentët, të persekutuarit, për kundërshtarët politikë të diktatorit Enver Hoxha dhe për patriotët e Shqipërisë.

Ajo për të cilën luftoi Xhafer Deva u realizua në vitin 1999 nga UÇK-ja dhe SHBA-ja e NATO-ja, pasi ra komunizmi në Shqipëri dhe pasi u shpartallua regjimi kriminal antishqiptar komunisto-shovinist në Serbi.

Mirëpo, ishte fatkeqësi kombëtare që në Shqipëri u instalua komunizmi, pasi ai regjim nuk bëri asgjë as për liritë dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare të Çamërisë, as për të dënuar gjenocidin grek dhe për t’u rikthyer çamëve atdheun e tyre. Por, po fatkeqësisht, asgjë nuk kanë bërë as qeveritë shqiptare pas rënies së komunizmit për Çështjen Çame.

Historia komuniste është përpjekur dhe ka spekuluar me historinë, duke ia atribuar rolin kryesor të fitores së Luftës së Dytë Botërore Bashkimit Sovjetik dhe vendeve që i pushtoi komunizmi, si dhe për të justifikuar shtypjen dhe gjenocidin që komunizmi ka ushtruar kundër demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare për 50 vite nën çizmen sovjetike, shqiptarët e Kosovës nën regjimin komunist titist dhe shqiptarët e Shqipërisë nën regjimin enverist.

Fakti i fundit, kur reagoi edhe Serbia, por edhe komunistët, pinjollët e nostalgjikët e komunizmit në Shqipëri, kundër restaurimit të shtëpisë së patriotit dhe nacionalistit të madh Xhafer Deva, pse ai ka mbrojtur shqiptarët kundër brigadave komunisto-serbe dhe prej bandave të çetnikëve, si dhe pse ai ka qenë kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi sllavo-ortodoks.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe komunizmi sovjetik kundër nacionalizmit ukrainas, të cilët gjithmonë e kanë kundërshtuar pushtimin dhe regjimin kriminal leninisto-stalinist komunisto-rus.

Nacionalistët ukrainas, gjermanët dhe pushtimin gjerman të Bashkimit Sovjetik e shikonin si mundësi për çlirim nga çizmja sovjetike, ashtu si edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata të Kosovës, e shikonin pushtimin gjerman si mundësi për të fituar lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë.

Ashtu si serbët që gënjejnë sikur Deva ka persekutuar hebrenjtë, kur në fakt ai i ka mbrojtur ata. Dhe këtë gjë mundohet që ta përdorë Putini sot, duke i akuzuar si neonazistë luftëtarët dhe mbrojtësit e shtetit të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendimtare për fitoren mbi Gjermaninë ka qenë aleanca anglo-amerikane, por përfituesja më e madhe ishte Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi mashtrues e demagogjik, i cili, në emër të luftës kundër fashizmit, në fakt kreu revolucionin proletar të marrjes me dhunë të pushtetit dhe instaloi regjimin antihuman, antidemokratik dhe pushtues komunist në vendet ish-socialiste dhe i mbajti ato nën sundim për afro 50 vjet.

Luftën e Dytë Botërore e shfrytëzuan në maksimum Bashkimi Sovjetik e komunizmi dhe e përdorën atë luftë si një revolucion proletar për të marrë pushtetin dhe për triumfin e komunizmit.

Komunistët shqiptarë e përdorën nazizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore për të marrë pushtetin dhe për të sulmuar, luftuar e asgjësuar të djathtën, nacionalizmin dhe demokracinë.

Këtë e bëri Partia Komuniste e Shqipërisë sipas direktivave, udhëzimeve dhe planeve të Beogradit dhe Moskës. Pavarësisht se luftën partizane shqiptare e mbështesnin me armë, municione e veshmbathje anglo-amerikanët, komunistët shqiptarë shpirtin dhe zemrën e kishin te Tito dhe te Stalini, ashtu sikurse edhe sot ish-komunistët shqiptarë bëjnë sikur janë properëndimorë, por veprojnë si serbo-rusofilë.

Komunizmi dhe komunistët gënjeshtarë paraqiteshin si çlirimtarë jo vetëm nga nazizmi, por edhe kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër borgjez e kapitalist dhe vetëm sa mashtruan popuj e kombe, të cilët pastaj ranë nën sundimin e çizmes dhe të prangave komuniste.

Xh. Deva, ky nacionalist dhe patriot i madh shqiptar, ishte ai i cili e dinte se kush ishte komunizmi, si dhe e dinte rrezikun e tij të jashtëzakonshëm si kërcënim për kombin shqiptar, për shqiptarët e Kosovës, por edhe për Shqipërinë.

Gjermanët shiheshin nga shqiptarët e Kosovës si çlirimtarë kur ushtria gjermane e pushtoi Serbinë, sepse Serbia ishte pushtuese dhe kolonizatore në Kosovë.

Pushtimi gjerman i Serbisë e gjeti Kosovën në gjendjen më të rëndë se kurrë më parë, pasi shqiptarëve të Kosovës u kërcënohej ekzistenca jetike si shqiptarë, të cilët ishin nën shtypje dhe nën presion që ose duhej të asimiloheshin e konvertoheshin në serbo-ortodoksë, ose duhej që të largoheshin nga Kosova.

Dhe, prandaj, mbi ta ushtrohej gjenocid e dhunë, vrasje, përndjekje, dëbime dhe pastrim etnik. Me pushtimin gjerman të Serbisë, elita patriotike dhe nacionaliste kosovare shfrytëzoi rastin dhe formoi shtetin shqiptar të Kosovës me ushtri, polici, administratë dhe arsim shqip.

Deva kishte si qëllim Bashkimin Kombëtar.

Mirëpo, në Shqipëri, komunizmi serbo-sllav kishte shtënë në dorë si drejtimin e Partisë Komuniste Shqiptare, ashtu edhe luftën partizane dhe, me këto, serbo-komunistët synonin të shkaktonin luftë civile mes shqiptarëve për mposhtjen dhe shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar dhe, pas luftës, Shqipëria të ishte satelit i Jugosllavisë, pa përjashtuar edhe qëllimin për ta gllabëruar e pushtuar atë komunistifikisht e proletariatikisht.

Në Shqipëri depërtoi lirshëm komunizmi sepse, fatkeqësisht, nacionalizmi në Shqipëri nuk është se ka qenë diçka e fortë tradicionalisht, pasi Shqipëria londineze nuk e kishte pësuar nga nacional-shovinizmi kriminal e gjenocidist serbo-sllavo-grek dhe as nuk ishte përballur me të.

Xhafer DEVA, si patriot e nacionalist i madh, duke e ditur faktin se si antikomunistët ashtu edhe komunistët serbë ishin njësoj agresivë, barbarë e shovinistë antishqiptarë, dhe, prandaj, Deva ishte i përbetuar në luftë si kundër çetnikëve serbë, ashtu edhe kundër komunizmit jugosllav dhe atij në tërësi. Prandaj, ai gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, luftës për çlirimin e Kosovës, si dhe luftës kundër regjimit komunist në Shqipëri, gjë e cila triumfoi në Kosovë më 12 qershor 1999 dhe në Shqipëri në dhjetor 1990.

Serbët dhe rrangallet komuniste në Shqipëri, si dhe disa në Kosovë, e quajnë akoma Xhafer Devën kollaboracionist dhe nazist, ashtu sikurse Vladimir Putini i Rusisë që i quan nazistë nacionalistët ukrainas, pse ata kishin luftuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë pushtimit gjerman të BS-së, si dhe po nazistë i quan edhe këta të sotmit, patriotët dhe luftëtarët ukrainas që po luftojnë kundër pushtimit rus të Putinit.

Ukrainasit sot po luftojnë jo kundër Hitlerit, por kundër Carit e Stalinit të ri dhe kundër mbeturinave dhe agjentëve të Moskës, ashtu sikurse që ka luftuar edhe Deva kundër çetniko-komunistëve serbë dhe agjentëve të tyre, komunistëve shqiptarë, të cilët ishin lidhur si mishi me kockën me komunistët jugosllavë.

Presidenti Zelenski i Ukrainës është bërë një hero e simbol lirie e kombëtarizmi në Ukrainë, ashtu sikurse që është për shqiptarët dhe për nacionalizmin e patriotët shqiptarë edhe Deva, Hero i madh.

Ja çfarë shkruante ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, në Kajro, më 1944, në raportin me titull: “Gjendja në Shqipëri”, për Qeverinë e Rexhep Mitrovicës:

“Qeveria është e përbërë prej njerëzve, të cilët në të kaluarën gëzonin respekt në vend dhe disa prej tyre llogariten si njerëzit më të mirë që dolën nga gjiri i Shqipërisë. Shumica prej tyre nuk njihen si progjermanë të ndezur e as si fashistë politikë. Disa me të vërtetë ishin miq të Anglisë dhe Amerikës. Nuk gabohet nëse thuhet se ata ishin kundër dominimit italian. Aq sa ndershmëria personale mund ta kapë, ata janë njerëzit me kualitetet më të larta prej gjithë atyre qeverive që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Sidoqoftë, këta njerëz e pranuan sundimin gjerman dhe qëndruan në anën e Gjermanisë. Arsyeja ndoshta ishte se ata me sinqeritet e përcjellin politikën e Chamberlainit. Ata përpiqen me çdo forcë për të mbetur neutral. Shpresojnë për ta bashkuar mbarë kombin shqiptar si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, në një pjesë kompakte, që do të mund të miratohej prej ngadhënjimtarëve, kushdo që do të mund të ishin ata (gjermanët apo aleatët) (…)”.

Ja se çfarë shkruante ambasadori amerikan për partizanët:

“Partizanët janë grupi më dinamik në vend. Ata kryesisht gjenden në Shqipërinë Jugore. (…) Qëllimi kryesor i partizanëve është për ta sunduar Shqipërinë politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Veprimtaria e tyre kryesore po vazhdohet në luftën civile. Programi i tyre fisnik dhe joshës është përgjithësisht i pashpresë. (…) Partizanët janë luftëtarët më të mirë, që dolën prej gjirit të vendit (përkundër mendimit të përgjithshëm, shumica e shqiptarëve nuk janë aq luftëtarë të mirë). Në të vërtetë, partizanët nuk bënë ndonjë gjë të dukshme kundër gjermanëve, përveç se vranë shqiptarë të tjerë. (…) Në marrëdhënie ndërkombëtare, ata i përngjajnë shumicës së fanatikëve të përcaktuar për të hipur në pushtet. Ashtu si ustashi Paveliq (kryeministri i qeverisë kuislinge kroate, 1941–1945, vërejtja N.S.), hoqi dorë prej Dalmacisë, ashtu si Lenini hoqi dorë prej Rusisë Perëndimore, po ashtu edhe partizanët shqiptarë janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën, vetëm e vetëm për ta marrë pushtetin. (…)”

Lexo të radhës

Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?

PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…

Zilia, përgojimi dhe mungesa e solidaritetit mes shqiptarëve

Një shqetësim që nuk duhet të heshtet

Shoqëria shqiptare, në vendlindje dhe në mërgatë, po përballet me shumë sfida të natyrave të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, demografike e institucionale. Mirëpo, krahas…

Kur fotografia takohet me diplomacinë

Në diplomaci, një fotografi mund të zgjasë vetëm pak çaste, por kuptimi i saj kërkon më shumë kujdes.

Kontakti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin amerikan Donald J. Trump, më 22 shtator 2026 në Nju Jork, u…

Aktualiteti politik “Në emër të Republikës, në emër të shtetit, në emër të patriotizmit!”

Nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodh brenda nesh. Janë ngritur në këmbë grupe, parti politike, veteranë, analistë e bajraktarë, fise e kumbarë, të gjithë në emër të Republikës, të shtetit e të…

Injoranca dhe dituria

Injoranti pretendon se di gjithçka, ndërsa i dituri me urtësinë e tij e pranon  se është injorant në pafundësinë e paditurive.Sa më shumë i ditur të jetë njeriu , aq më shumë ai këron t’a shtojë dhe…

Çka po synon PDK-ja me plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale?!

Vite më parë, PDK-ja u investua në zhbërjen e Gjykatës Speciale, për çka angazhoi diplomacinë, pagoi analistë vendorë e ndërkombëtarë, diplomatë të huaj, televizione vendore dhe rajonale…, dhe kur kjo dështoi,…

Protestat në Prishtinë shprehin vitalitetin e Kosovës në shumë dimensione!

U bënë 17 ditë që rinia dhe qytetarët e Kosovës dalin me mijëra çdo ditë dhe çdo natë për të protestuar kundër dënimeve të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Dy…

Momenti historiko-politik e dikton Vjosa Osmanin, Presidente të Kosovës

– E para, rizgjedhja e Vjosës është meritë, jo privilegj partiak!

– E dyta, rizgjedhja e Vjosës e përjashton Edi Ramën (kryeministër aktual i Qeverisë së Shqipërisë) që të përzihet në çështje të…

Maqedonia e Veriut në provën evropiane: diplomacia duhet të prodhojë rezultate, jo vetëm takime

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup, më 2 tetor 2026, e vendos edhe një herë Maqedoninë e Veriut përballë një pyetjeje strategjike: a do të arrijë vendi ta shndërrojë vëmendjen e Bashkimit…

Mbretërimi i Muzakajve, Dinastia më jetëgjatë dhe më e lavdishme shqiptare(1279-1450)

Dinasti do të thotë një varg monarkësh, princërish, sundimtarësh ose udhëheqësish nga e njëjta Derë fisnikërie, të cilët sundojnë një vend ose mbajnë pushtetin brez pas brezi, dhe që ka bërë epokë e…

Mos sulmoni Perëndimin për fajin dhe interesat tuaja për pushtet!

Ursula von der Leyen zhvilloi dje një vizitë në Kosovë. Ajo takoi ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, si dhe kryeministrin, Albin Kurti. Presidentja e Komisionit Europian në konferencën e shtypit së bashku me…

Vuçiq u dorëhoq, kur do ta bëjë këtë Rama?

Te shqiptarët ekzistonte një ndjenjë e fshehtë se Rama dhe Vuçiq ishin marr vesh, si shenjë vëllazërie, se cili do të dorëhiqej i pari. Çdo njëri, pa zgjedhur mjetet, dëshironte që ta shmangte i pari dorëheqjen, edhe pse…

Cili është roli i shtetit bashkëkohor në organizimin e jetës publike

Shteti bashkëkohor luan rol qendror në organizimin e jetës publike. Ai e përbën kornizën institucionale dhe ligjore brenda së cilës ushtrohet pushteti politik dhe brenda së cilës qytetarët jetojnë, punojnë dhe marrin pjesë…

E keqja, Vlora Hyseni apo shteti dhe sistemi…?

Qysh në fillim të këtij skandali apo të djegies si misionare apo transportuese për marrje dhe dhënie sekretesh shtetërore, është vënë re tendenca qeveritare për ta interpretuar Vlora Hysenin si një “manjake” apo pasionante…

Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë më 1 tetor 2026, erdhi në një moment kur Kosova po përballet me pasoja të rëndësishme politike dhe shoqërore të aktgjykimit të Gjykatës Speciale…

Marta Kos: Vjeshta e zgjerimit

DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë dokumenti më i ri i Komisionit Evropian, i cili parashikon anëtarësim gradual për vendet kandidate. Çfarë do të…

Marrëveshja e arritur dhe sfidat e Luginës për zgjedhjet e 25 tetorit

Marrëveshja e arritur më 29 shtator 2026 ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 25 tetorit…

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës.

Këtë afat e ka…

Presidenti i Greqisë Kostandin Tasulas kërcënon Shqipërinë me veto

Me rastin e 83 vjetorit të ekzekutimit të 49 qytetarëve grek në Paramithi nga nazistët gjermanë më 27 Shtator 1943 presidenti i Greqisë z.Tasulas akuzojë Shqipërinë dhe shqiptarët si bashkëpuntor të nazistëve gjermanë…

Kosova në dialogun ndërkombëtar për paqen – në agjendën e presidentit të EASA-s, Klaus Mainzer

Kosova po hyn në një hapësirë të rëndësishme të dialogut akademik ndërkombëtar për paqen, kujtesën historike dhe të ardhmen.

Më 25–27 tetor 2026, në Athinë, zhvillohet “1st Dialogues4Peace –…

SHISH dhe Siguria Kombëtare

Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryesore të shtetit, institucioni që i siguron sistemit institucional të sigurisë kombëtare njohjen e mjedisit strategjik mbi të cilin mbështetet vendimmarrja, ka degraduar duke shfaqur një…

Kosova në ciklin e krizave politike dhe institucionale

Kosova po hyn sërish në ditët kur politika nuk mund të fshihet pas deklaratave, akuzave dhe kalkulimeve partiake. Afatet institucionale nuk presin, ndërsa vendi ndodhet përballë një tjetër prove politike. Në këtë moment, pyetja nuk…

Huntington dhe diplomacia: A është kjo që po ndodh sot në arenën ndërkombëtare një përplasje qytetërimesh?

Situata aktuale ndërkombëtare në vitin 2026 nuk mund të reduktohet në një “përplasje të thjeshtë qytetërimesh”, edhe nëse korniza e Samuel Huntingtonit mbetet gjerësisht e debatuar nga ekspertët e diplomacisë….

Shtatë pikat e PDK-së

Pika 1.
„Kuvendi shpreh shqetësim.“

Gjykata nuk merret me shqetësimet e Kuvendit. Ajo merret me akuzat, provat dhe ligjin. Shqetësimi politik nuk është argument juridik, por ndërtimi asaj Gjykate nga vetë Kuvendi i Kosovës ka prodhuar procesin…

Kostovicova: Gjykimet për krime lufte nuk janë të mjaftueshme

Gjykimet për krime lufte nuk mjaftojnë që një shoqëri të përballet me të kaluarën, thotë Denisa Kostovicova, profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE).

Ajo i bëri këto komente duke folur për…

Me shkas: A po rikthehet koha e Anton Qetes?

Në fund të shekullit të kaluar, kur Kosova ishte okupuar nga Serbia, atëherë kur populli përballej me ekzistencën për shkak të dhunës, segregacionit dhe shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, në përkrahjen e Dr….

Politika është konflikt i demokracisë moderne

Filozofja politike kërkon mënyra për të mbrojtur dhe forcuar demokracinë në përgjigje të kërcënimeve të burokracisë dhe tregut. Kundër thirrjes për udhëheqës të fortë, por edhe kundër pritjeve të…

Pas 99 votave për Hagën, kush flet për vrasjet që mbeten pa autorë?

Katër emra nga një listë më e gjatë: aktgjykimi i Hagës nuk i përgjigjet pyetjes se kush i vrau ata.

Kuvendi i Kosovës miratoi më 28 shtator, me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, një deklaratë për…

Koha po vërteton se Xhafer Deva paska pasur të drejtë se çfarë ishte komunizmi për shqiptarët

Duke parë se në protestat 120-ditore të rinisë patriotike shqiptare, edhe pas 36 vitesh demokraci, protestat si kauzë kryesore kanë “Shqipëria etnike”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve” dhe “poshtë…

“Patriotizmi elektoral” dhe manipulimi i votuesit

Në shoqëritë që kanë kaluar nëpër luftëra, konflikte etnike, represion politik dhe procese të papërfunduara të konsolidimit institucional, patriotizmi ka një peshë të veçantë emocionale. Ai nuk është thjesht…

Edi Rama foli “edramisht” në OKB…

E kujt është Shqipëria?

Edi Rama, si sorosian i çmendur; si ballkanhapurian i tërbuar; si globalist i përvëluar, si internacionalist proletar i flaktë si Enveri…, më 25 shtator 2026, gjatë “fjalimit të tij historik” në…

Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani!

Albin, nëse presidenti Trump nuk takohet me Ty në Nju-Jork ose në Uashington, mesazhi është  më se i qartë, se atij i ka “mbetur hatri”, që nuk e keni rizgjedhur Presidente Vjosa Osmanin

Vërtet, nëse doni president konsensual,…

“Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit”

Ky citat i jashtëzakonshëm i kryeheroit arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) sot peshon më rëndë se kurrë për Kosovën dhe mbarë trojet tona. Liria për të cilën u derdh gjak po keqpërdoret në mënyrën më…

Pas pesë vitesh, Kuvendi foli me një zë

Pas pesë vitesh ndarjesh, debatesh dhe përplasjesh politike, Kuvendi i Kosovës foli me një zë për një nga çështjet më të ndjeshme të kohëve të fundit, aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj…

Unë po çuditem, e ti?

Pesë vjet, ata që e votuan, nuk e ndryshuan ligjin për Gjykatën e Posaçme.

Diku gjashtë vjet të tjera, gjatë paraburgimit, nuk ndërmorën asgjë. 

Asnjë nismë.

Asnjë projektligj.

Pasi u shpallën…

Vdekja e empatisë dhe rrëshqitja e qytetërimit drejt barbarizmit

Në historinë e mendimit politik dhe filozofik të shekullit XX, Hannah Arendt zë një vend të veçantë për mënyrën se si analizoi marrëdhënien ndërmjet individit, shoqërisë, pushtetit, përgjegjësisë morale…

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

𝘒𝘶𝘳 𝘯𝘫ë 𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵ë 𝘢𝘬𝘶𝘻𝘰𝘫ë 𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘢𝘭𝘢 𝘦 𝘢𝘬𝘶𝘻𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘶𝘬 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵ë 𝘱ë𝘳𝘨𝘫𝘪𝘨𝘫𝘦𝘵, 𝘱𝘳𝘰𝘣𝘭𝘦𝘮𝘪…

Si ta lexojmë deklaratën e djeshme të Edi Ramës në Rinas?

Edi Ramës iu deshën të dielën në Rinas që të thoshte mbi 3900 fjalë, të cilat në të shkruar japin gati 23 mijë karaktere, në 10 faqe format dhe 52 paragrafë, me qëllim që t’i bindë shqiptarët se…

Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

Arsimi dikur dhe sot – nëpër sfidat e kohës

Arsimi është një nga institucionet themelore përmes të cilit një shoqëri e ndërton të ardhmen e saj. Ai nuk është vetëm proces i bartjes së dijes nga mësuesi te nxënësi, por një mekanizëm përmes të…

Çfarë transformimi të rendit evropian dhe ndërkombëtar po kërkon të sjellë Kremlini, dhe pse është i rëndësishëm ky transformim për mbijetesën e pushtetit rus?

Kremlini kërkon të sjellë një ristrukturim të thellë të rendit evropian dhe ndërkombëtar. Objektivi strategjik i Rusisë është të kalojë nga një sistem ndërkombëtar i strukturuar kryesisht rreth dominimit…

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: “Përtej Presidentit nën bordero dhe tallavasë rreth KSK”!

Si përgjigje ndaj mijëra konsideratave inkurajuese, kundërshtive kritike, komentueve mitomanë më keq se Pilinçi, si dhe kujës së pronarëve/pushtuesve të opozitës së rraskapitur nga uria për pushtet, po ri-ndaj opinionin me…

Protestat në Tiranë, politika e vjetër dhe BE-ja

Rinia, qytetaria dhe shqiptaria janë në  protestë  prej 4 muajsh, ku kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Jo vetëm në Tiranë por protesta shqiptarët po mbajnë edhe në kryeqytetet e Europës dhe në…

Dallimi midis dezinformimit „budallë“ (i papërpunuar) dhe atij „të zgjuar“ (delikat)!

Pas vendimit tani të njohur të DHSGJK-së në Hagë, këtë muaj, shtator 2026, vërshimet protestuese, pothuajse veç të paralajmëruara nga disa fytyra politike opozitare të shtetit tonë, Kosovës Dardanisë, më 09.09.2026…

Vijnë disa raste, s’ke çare pa folur

Pas reagimit të Listës Serbe dhe nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë lidhur me 9 të arrestuarit sot në Zubin Potok.

“Ky nuk është një proces ligjor, me respekt të plotë për prezumimin e…

Si gjithmonë, kryeministri Rama i lau duart si Ponc Pilati

Kryeministri Edi Rama, sapo zbriti shkallët e avionit, pas rrugëtimit të gjatë të kthimit nga Amerika e largët, preku tokën shqiptare dhe, pa humbur kohë, doli përpara shqiptarëve nga salla e shtypit në Rinas.

Doli për të…

Drejtësi për vëllezërit Bytyqi – Kosova dhe Amerika duhet të bëjnë më shumë për dënimin e krimeve serbe

Nëse ekziston një çështje që duhet ta bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë, ajo është kërkesa për drejtësi për Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqin.

Ata ishin bij…

Marrëveshja e arritur dhe sfidat e Luginës për zgjedhjet e 25 tetorit

Raporti i ambasadorit amerikan më 1944: “Partizanët shqiptarë ishin të gatshëm ta lëshonin Kosovën për të marrë pushtetin”

Marta Kos: Vjeshta e zgjerimit

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Pirro Prifti

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Ilir Çumani

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Skënder Kapiti

Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar

Gjekë Gjonaj

Zilia, përgojimi dhe mungesa e solidaritetit mes shqiptarëve

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Mehmet dhe Magbule Kurtani

Më mungoni në çdo hap të jetës.

Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë.

U…

Drita (Riza) Shatri

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Gani Rraci

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. 
Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Rexhep (Rrustem) Sallahu

Për babain tim të dashur 🤍🕊️

Babi,

Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Cynthia Erivo mahnit në Paris – veshja e saj tërheq gjithë vëmendjen

Aktorja e njohur Cynthia Erivo ka tërhequr vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq me një veshje elegante…

Sydney Sweeney rikthehet me poza të nxehta – pasuria e saj mund të jetë rritur me miliona nga një reklamë

Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, këtë herë duke pozuar me një set të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *