POLITIKATË FUNDIT

Rama sqaron deklaratën për “Financial Times”: Shprehja nuk iu drejtua shqiptarëve, protesta mbahet peng nga një e keqe me shumë koka

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar interpretimin e deklaratës së publikuar nga Financial Times, ku u raportua se ai do t’i përgjigjej me fjalët “Fuck you” kujtdo që e konsideron “kumbarin” e Shqipërisë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama theksoi se ajo fjalë nuk u ishte drejtuar në asnjë mënyrë shqiptarëve. Sipas tij, gazetari e kishte pyetur se si u përgjigjej personave që e akuzojnë si “kumbarin” e Shqipërisë, ndërsa ai kishte thënë se ajo ishte fjala që meriton kushdo që prej vitesh e akuzon dhe nuk ka lënë “dy gurë bashkë” për ta baltosur e varrosur. Rama shtoi se nga një bisedë e lirë prej një ore, gazetari kishte zgjedhur pikërisht atë pjesë.

Sa i përket protestës, kryeministri deklaroi: “Me t’u neutralizuar e keqja e madhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që, së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për t’u dëgjuar, drejt admirimit për ata që protestojnë në emër të tyre, pikërisht për arsye të kësaj nevoje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *