TË FUNDIT

Qytetari në Istog dorëzon në polici kuletën e gjetur me mbi 200 euro, franga e dollarë

Një qytetar nga fshati Drejë i Istogut ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në të cilën kishte para në tri valuta dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 21:00, kur A. Puka është paraqitur në Stacionin Policor në Istog dhe e ka dorëzuar kuletën, të cilën e kishte gjetur pranë një bankomati.

Gjatë verifikimit, në kuletë janë gjetur 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë, si dhe dokumente personale.

Policia ka identifikuar pronarin përmes dokumenteve dhe e ka ftuar në stacion. Pas verifikimit, kuleta, bashkë me të gjitha paratë dhe dokumentet, i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës e ka vlerësuar lart veprimin e qytetarit, duke e cilësuar si shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *