Qeveria shpall masa emergjente për furnizimin me energji elektrike, për 60 ditë
Qeveria e Kosovës ka vendosur shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, për një periudhë prej 60 ditësh. Vendimi parasheh shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë nga institucionet publike dhe masa të tjera për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët dhe ekonominë. Për hyrjen në fuqi të këtyre masave vendimi duhet të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, tha se situata energjetike është vështirësuar për shkak të kufizimeve në kapacitetet prodhuese vendore dhe bllokimit të linjave të transmetimit të energjisë elektrike nga Serbia.
Kurti tregon arsyet për shpalljen e masave emergjente për energjinë elektrike
“Kosova, me kufizimet e kapaciteteve prodhuese vendore dhe bllokimin e linjave të transmetimit të energjisë elektrike nga ana e Serbisë, natyrisht se e ka situatën të vështirësuar. Prandaj, Ministria e Ekonomisë ka propozuar shpalljen e masave emergjente të energjisë për një periudhë dymujore, përkatësisht prej gjashtëdhjetë ditësh. Këto masa përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit për konsumatorët e shërbimit universal, ndërmarrjen e masave për kursimin e energjisë elektrike nga institucionet publike dhe masa të tjera që Qeveria mund të ndërmarrë sipas nevojës. Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë në mënyrë sa më efikase kapacitetet ekzistuese dhe të zvogëlojmë rreziqet për furnizimin e qëndrueshëm të qytetarëve dhe ekonomisë sonë” , tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sqaroi se Hidrocentrali i Ujmanit do të obligohet të prodhojë energji në periudhat kur kërkesa për konsum është më e lartë dhe atë t'ia shesë furnizuesit të shërbimit universal. Ajo bëri të ditur se do të themelohet edhe një komitet teknik emergjent, i cili do të monitorojë situatën dhe do t'i propozojë Qeverisë masa shtesë.
Këto janë masat emergjente për furnizim me energji elektrike
“Duke marrë parasysh këta faktorë dhe, në anën tjetër, vazhdimin e bllokimit të linjave nga ana e Serbisë, propozojmë shpalljen e masave emergjente që përfshijnë marrjen e disa masave të menjëhershme. Siç janë obligimi i Hidrocentralit të Ujmanit që të prodhojë në kohën kur kërkesa është më e lartë dhe t'ia shesë atë furnizuesit të shërbimit universal për qytetarët dhe ndërmarrjet mikro dhe të mesme. Po ashtu, parashihet themelimi i komitetit teknik emergjent, që monitoron situatën dhe propozon masa të tjera që mund t'i marrë Qeveria. Vendimi po ashtu obligon të gjitha institucionet publike të marrin masa për kursimin e energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe” , tha ajo.
Rizvanolli foli edhe për vonesat në rikthimin në operim të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B. Sipas saj, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, në cilësinë e autoritetit kontraktues të projektit për riinstalimin e elektrofiltrave dhe reduktimin e oksideve të azotit, ka njoftuar për vonesa në realizimin e punimeve. Rikthimi i kësaj njësie në operim ishte planifikuar për 25 nëntor, sipas kontratës mes BE-së dhe kompanisë kontraktuese.
Rizvanolli tregon arsyet e vonesave të rikthimit në operim të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B
“Javën e kaluar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, në cilësinë e autoritetit kontraktues të projektit të riinstalimit të elektrofiltrave dhe reduktimit të oksideve të azotit në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B, ka njoftuar se aty pritet të ketë vonesa në realizimin e punimeve, përderisa data e planifikuar për rikthim në operim ka qenë 25 nëntori, sipas kontratës mes BE-së dhe kontraktorit”, theksoi Rizvanolli.
Krahas masave emergjente, Qeveria ka marrë vendim edhe për vendosjen e obligimit të përkohshëm të shërbimit publik ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike.
Ministrja Rizvanolli tha se kjo masë synon të parandalojë rritjen e mundshme të kostove të kapaciteteve ndërkufitare, veçanërisht në periudhat kur ka kongjestion në linjat e transmetimit.
Sipas saj, KEK-u do të obligohet të sigurojë të drejtat e përdorimit të një sasie të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit për periudhën nga 1 deri më 31 dhjetor 2026.
Qeveria obligon KEK-un për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike
“Do të merret një masë parandaluese, duke marrë parasysh se gjatë viteve të kaluara kemi parë që gjatë periudhave kur ka kongjestion në linjat e tjera, përveç linjave me Serbinë që janë të bllokuara, rritet ngarkesa tej mase dhe çmimet e kapaciteteve ndërkufitare për tregtim të energjisë rriten dhe mund të arrijnë nivele të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, si masë parandaluese, propozojmë që KEK-ut t'i vendoset një obligim i përkohshëm i shërbimit publik, që KEK-u të obligohet të sigurojë të drejtat e përdorimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit, më saktësisht një sasi të tyre, në periudhën nga 1 dhjetori deri më 31 dhjetor 2026” , përfundoi ajo.
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si varësi të shqiptarëve nga Serbia në aspektin ekonomik, energjetik, mediatik dhe kulturor Në një postim, Mekuli ka kritikuar Shqipërinë për importin e grurit nga…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve tjerë në…
Dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit të parë, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim në shkallë të parë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të martën, do të përballet me një tjetër vendim të Gjykatës…
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar pas këndimit të një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Përmes një postimi, Kyuchyuk ka thënë se Kosova meriton respekt të plotë dhe…
Hashim Thaçi ishte në paraburgim në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë e dytë. Kjo aktakuzë hapi një çështje të veçantë…
Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiq e ka përmbushur detyrimin për t’u paraqitur në polici më 15 nëntor. Radio Evropa e Lirë ia drejtoi këtë pyetje edhe Policisë së Serbisë, por, deri në…
Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur të hënën zyrën e tij në Mitrovicë të Veriut, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në këtë institucion dhe ofrimit të mbështetjes për të…
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, ku ka marrë një sërë vendimesh në sektorin e energjisë, si dhe ka miratuar disa projektligje e marrëveshje ndërkombëtare. Në fokus të mbledhjes ishte vendimi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 11-të të Qeverisë ka folur për vizitat e tij zyrtare në Paris dhe Dublin, takimet me liderë ndërkombëtarë dhe rrugëtimin evropian e euroatlantik të Kosovës. Në adresimin…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të monitorojë dhe të hetojë dallimet në çmimin e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët në veri të Kosovës…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin e kësaj gjykate, Agim Maliqi. Në fokus të takimit ishte…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK nuk kanë realizuar transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes aktuale, ndërsa ka siguruar se Qeveria do të marrë masa për të parandaluar rritjen e kostove…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë projektligje që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Ato përfshijnë…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka lansuar Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, e cila synon forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e ekspertizës profesionale dhe përmirësimin e transparencës në luftën kundër…
Komisionerja evropiane për Zgjerim, pas hapjes së Forumit për Zgjerim të BE-së në Bruksel, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve të reja në Union, duke e cilësuar këtë proces si mundësi për…
Qeveria e Kosovës e ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe të energjisë, për shkak të, siç tha, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim. Duke folur në…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka cilësuar si skandaloze dhe tronditëse interpretimin e këngës nacionaliste serbe në koncertin e mbajtur para Forumit të Rritjes në Bruksel, duke kërkuar hetim të plotë për të zbardhur…
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara me origjinë nga Serbia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj…
Islami e sheh deklaratën e zyrtarit serb si përpjekje për të ruajtur ndikimin e Beogradit në Kosovë dhe për të garantuar vazhdimësinë e politikës së deritashme ndaj institucioneve të vendit. Eksperti i sigurisë, Avni Islami,…
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi i ka dhënë dritën e gjelbër edhe…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, pas bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia. Kraki ka ngritur…
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj skandalit në Forumin e Bashkimit Evropian. Profesor Krasniqi ka thënë se BE-ja me këto këngë nacionaliste serbe shpreh qëndrimin ndaj Kosovës. Sipas tij, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT). Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se…
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin për Zgjerim të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar këtë veprim si skandal dhe…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit të këngëve nacionaliste serbe në një organizim të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Kosova nuk ishte e ftuar. Ajo ka kritikuar organizatorët e forumit, duke kërkuar që…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe të vonuar. Ai pretendon se ky vendim dëshmon se…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar këtë veprim si paradoksal dhe…
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. Në mbledhjen e Qeverisë, Albin Kurti tha se ky vendim vjen si përgjigje ndaj bllokimit të dy linjave të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar këtë zhvillim si një…
Analisti Melazim Koci ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj, Kosovë, Kosovë” nga bendi slloven “Kapobanda”, në një mbrëmje të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit…
Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Polemika bëri që komisionarja evropiane…
Njohësi i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar ngjarjen si…
PRISHTINË, 16 nëntor/ATSH/ Muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas veprimit të djeshëm në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku është interpretuar një këngë nacionaliste serbe. Haxhiu thotë se ky…
Berisha kërkon reagim nga komisionarja evropiane pas interpretimit të këngës me pretendime territoriale ndaj Kosovës në Forumin për Zgjerim, ndërsa rikthen edhe pretendimet e publikuara në Slloveni për lidhjet e saj të mundshme me…
Kabineti qeveritar do të mbajë mbledhjen e radhës këtë të hënë, më 16 nëntor, në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë. Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës,…
Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira të shumta dhe reshje shiu, të cilat pritet të përfshijnë pjesë të ndryshme të vendit. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të…
Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur me polemikë, pasi në koncertin e mbrëmjes hapëse u interpretua kënga serbe "Oj Kosovo, Kosovo". Dy zyrtarë të lartë të Kosovës kanë kërkuar sqarim nga…
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një…
Kryenegociatori i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, e cila, sipas tij, mohon…
Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër, më 16 nëntor, mbledhjen e radhës, në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrisë, mbledhja është caktuar të nisë në…
Dy persona të tjerë mbetën të lënduar në aksidentin e trafikut. Shtetasi i Kosovës, E.M. (47), ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, kanë bërë të ditur për…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë pa marrë lejen e kryeministrit Albin Kurti. Përmes një postimi në…
Komanda e forcave të NATO-s në pjesën lindore të Kosovës i është dorëzuar Divizionit të Parë të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane. Përgjatë më shumë se një dekade, njësi të Gardës…
Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar nga Somalia u larguan nga akomodimi pranë Prishtinës pa njoftuar institucionet dhe nuk u paraqitën në aeroport në ditën e planifikuar të largimit. Ministria e Punëve të Jashtme e…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin. Konferenca mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin…
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit
Përplasja për Rugovën, Gacaferi i kundërpërgjigjet ashpër Baton Haxhiut
Tahiraj i kujton Haxhiut takimet me Shërbimin Sekret Serb: Çfarë përfaqësonin këto kontakte..?
Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?
Incidenti në Bruksel dhe përgjegjësia diplomatike e Bashkimit Evropian
Kur Evropa flet për bashkim, por në skenën e saj jehojnë këngë që cenojnë Kosovën!
Një “Black Friday” politik nga Brukseli për shtetet kandidate për anëtarësim në BE
Skandal: Brukseli dhe hija e nacionalizmit serb!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Aktorja e njohur Dakota Johnson ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një mbrëmje romantike me reperin dhe…
Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se…
