POLITIKATË FUNDIT

Qeveria Kurti IV: Shumicë e brishtë parlamentare dhe mundësi për përfundim të parakohshëm të mandatit

Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga komunitetet jo-serbe. Ky numër votash i siguron Qeverisë mbështetjen e nevojshme parlamentare për formimin e saj, miratimin e ligjeve të zakonshme dhe funksionalitetin e përgjithshëm institucional.

Megjithatë, një shumicë e tillë nuk përbën garanci për stabilitet të qëndrueshëm politik, pasi diferenca e vogël mbi pragun minimal të shumicës parlamentare e bën Qeverinë potencialisht të cenueshme ndaj ndryshimeve të qëndrimeve politike të deputetëve që e mbështesin.

Në veçanti, mbështetja e nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë mund të shndërrohet në faktor përcaktues për qëndrueshmërinë e shumicës qeverisëse, duke krijuar hapësirë për kërkesa të reja politike dhe institucionale, por edhe për rinegocimin e mbështetjes së tyre parlamentare.

Për më tepër, nuk mund të përjashtohet mundësia që një apo disa deputetë të kësaj shumice të ndryshojnë qëndrimin politik dhe të rreshtohen përkrah opozitës, duke e vënë drejtpërdrejt në pikëpyetje vazhdimësinë e Qeverisë.

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës rregullohet shprehimisht me nenin 95 të Kushtetutës, ku paragrafi 3 përcakton se Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo dispozitë nënkupton se, nga përbërja prej 120 deputetësh, nevojiten së paku 61 vota për zgjedhjen e Qeverisë.

Ndërkaq, neni 100 i Kushtetutës përcakton mekanizmin kushtetues për vënien në përgjegjësi politike të Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, duke përcaktuar subjektet e autorizuara për inicimin e tij, si dhe garancitë procedurale që e shoqërojnë këtë proces.

Në rastin konkret, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti IV, opozitës, edhe nëse do të arrinte të vepronte e bashkuar dhe të siguronte mbështetjen e të gjithë 58 deputetëve të saj, do t'i nevojiteshin së paku edhe tri vota nga deputetët që aktualisht përbëjnë shumicën qeverisëse. Kjo e bën veçanërisht të rëndësishme ruajtjen e kohezionit politik brenda shumicës parlamentare, pasi çdo lëkundje e saj mund të krijojë mundësi reale për ndryshimin e raportit të forcave në Kuvend.

Konkretisht, neni 100, paragrafi 1, përcakton se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të iniciohet me propozimin e një të tretës së të gjithë deputetëve, që në rastin e Kuvendit të Kosovës nënkupton 40 deputetë. Kjo dispozitë i jep një pakice të konsiderueshme parlamentare të drejtën kushtetuese për të iniciuar procedurën e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke krijuar një mekanizëm efektiv të kontrollit parlamentar dhe të përgjegjësisë politike të ekzekutivit.

Në këtë kuptim, opozita nuk ka nevojë ta ketë paraprakisht shumicën e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, por vetëm numrin e kërkuar kushtetues për ta iniciuar mocionin dhe për ta vendosur atë në procedurë parlamentare.

Më tej, neni 100, paragrafi 3, përcakton se mocioni i mosbesimit vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij. Kjo dispozitë garanton që mocioni të shqyrtohet brenda një afati të përcaktuar kushtetues, duke mundësuar ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë pa zvarritje të panevojshme procedurale.

Ndërkaq, neni 100, paragrafi 4, përcakton se mocioni i mosbesimit konsiderohet i pranuar nëse për të votojnë shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht së paku 61 deputetë, me ç'rast Qeveria shkarkohet. Pra, pragu kushtetues për rrëzimin e Qeverisë është i njëjtë me atë që kërkohet për formimin e saj.

Për rrjedhojë, konsideroj se Qeveria Kurti IV nuk e ka një bazë aq të qëndrueshme parlamentare sa të garantojë stabilitet të plotë politik dhe përfundimin e mandatit kushtetues. Përkundrazi, pres që opozita të intensifikojë përpjekjet politike për të siguruar mbështetjen e deputetëve nga radhët e shumicës qeverisëse, me synimin që, përmes një mocioni të mosbesimit, të krijojë kushtet parlamentare për rrëzimin e saj.

Në këtë rrethanë, mundësia e krijimit të një shumice të re parlamentare nuk mund të përjashtohet, por realizimi i saj do të varet nga gatishmëria e deputetëve për të ndryshuar pozicionet e tyre politike dhe nga aftësia e opozitës për të ndërtuar një alternativë të besueshme parlamentare.

Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, vendi mund të përballet me bllokada institucionale, vështirësi në vendimmarrje dhe, eventualisht, me zgjedhje të parakohshme.

Duke marrë parasysh brishtësinë e shumicës parlamentare, dinamikat e brendshme politike dhe zhvillimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, vlerësoj se kjo Qeveri do ta ketë të vështirë ta përfundojë mandatin e plotë kushtetues.

Parashikimi im politik është se Qeveria Kurti IV do të përballet me sfida serioze të qëndrueshmërisë dhe se mundësia e përfundimit të mandatit të saj përpara afatit kushtetues mbetet e madhe, dhe mendojë se kjo qeveri mund të jetoj maksimalisht dy vite; megjithatë, zhvillimet konkrete politike do të jenë përcaktuese për jetëgjatësinë e saj.

Përtej çështjes së stabilitetit parlamentar, vlerësimi im për performancën qeverisëse mbetet thellësisht kritik. Deri më tani, sipas vlerësimit tim, nuk është paraqitur një plan bindës dhe gjithëpërfshirës zhvillimor që do të mundësonte transformim substancial ekonomik dhe institucional të vendit.

Përvoja e viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka dëshmuar realizim të kënaqshëm të projekteve madhore zhvillimore dhe investimeve që do të prodhonin ndryshime strukturore në ekonominë e Kosovës.

Përkundrazi, vendi ka shfaqur ngecje në disa fusha jetike, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, shëndetësi, drejtësi, arsim dhe diplomaci. Në këto fusha, vlerësoj se mungesa e rezultateve konkrete, dobësitë në planifikimin strategjik dhe mungesa e një orientimi të qartë zhvillimor kanë ndikuar negativisht në performancën e institucioneve shtetërore.

Fatkeqësisht, sipas vlerësimit tim, qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të riprodhojë të njëjtat modele të dobëta të qeverisjes që e kanë karakterizuar politikën institucionale të Kosovës që nga përfundimi i luftës, duke mos arritur të sjellë ndryshimin substancial që qytetarët kanë pritur.

Prandaj, nuk pres që kjo Qeveri, në kushtet aktuale politike dhe me qasjen e deritanishme qeverisëse, të prodhojë transformimin e nevojshëm ekonomik, institucional dhe shoqëror të Republikës së Kosovës.

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…

Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…

Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…

Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Në të njëjtat orë kur bulevardi i Tiranës mbulohej me gaz lotsjellës, u bë publike një letër e prokurorisë speciale që mund të peshojë më shumë se çdo molotov. SPAK-u ka regjistruar një procedim penal për…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 nxjerrin në pah një nga sfidat më serioze sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet Evropa: përqindjen e të rinjve të moshës 15–29…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën "Fol me Kryeministrin", që sipas tij është një hapësirë komunikimi e drejtpërdrejtë, fillimisht për studentët, por e hapur për çdo qytetar. Sipas Agjencisë Telegrafike…

Të mërkurën, më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për nivelin e demokracisë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor. Duke lexuar pjesën për Shqipërinë dhe atë për…

Prej disa javësh, Ballkani flet për Serbinë pas Vuçiqit. Fitorja e Listës Studentore dhe humbja e partisë që e sundoi vendin për më shumë se një dekadë kanë sjellë shpresë në Bruksel. Kanë sjellë edhe pritje…

Deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për ekzistencën e të ashtuquajturave “qytete nëntokësore të raketave” dëshmojnë se Teherani po përpiqet të forcojë strategjinë e mbijetesës…

Nesër, të dielën më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë të drejtë të zgjedhin Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucionin që për katër vitet e ardhshme do të…

Ndërsa grupi punues për strategjinë e apelit të katërshes heshti pas takimit të sotëm, mbetet një pyetje që shkon përtej një mbledhjeje të vetme: sa e fshehtë mund të jetë një strategji që do t’i…

Shqipëria nuk rrezikohet vetëm nga ata që e vjedhin, e varfërojnë apo e keqqeverisin. Ajo rrezikohet edhe nga ata që e duartrokasin shkatërrimin e saj, duke e ngatërruar interesin e pushtetit me interesin kombëtar. Ka diçka thellësisht…

Sa herë që mendoj për Shqipërinë, shpesh i bëj vetes të njëjtën pyetje: Çfarë ka ndodhur me vendin për të cilin dikur besonim se kishte një të ardhme? Ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe hidhni sytë…

Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

Armiqtë e kombit tonë nuk godasin gjithmonë me plumba, që lënë gjurmë gjaku në fushëbetejë. Sot, beteja më e rrezikshme zhvillohet në heshtje, brenda mureve tona. Përmes strategjive hibride, ata-armiqtë…

Në Ballkan, mesazhet e diplomatëve amerikanë shpesh lexohen si protokoll: një video e shkurtër, falënderime, premtime për bashkëpunim. Videomesazhi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, nuk duhet lexuar kështu. Ai…

Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…

Marrëveshja politike e prillit 2008 dhe ndryshimet kushtetuese e zgjedhore që pasuan shënuan një kthesë të rëndësishme në mënyrën e organizimit të përfaqësimit politik në Shqipëri. Kalimi te sistemi zgjedhor…

Presidenca nuk është shtëpi familjare

Demokracia e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë

Çka mund ta lirojë katërshen në apel dhe çka jo: mësimi nga rasti Gotovina

Shteti nuk është pronë private e presidentes!

Qeveria Kurti IV: Shumicë e brishtë parlamentare dhe mundësi për përfundim të parakohshëm të mandatit

Mickoski, shteti nuk është pronë e një populli!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni – Intelektuali që ia kushtoi jetën dijes, diplomacisë dhe idealit të shqipërisë natyrale

Lirim Gashi: Halilaj mund ta ndihmojë Gërvallën t’ia heqë maskën drejtësisë së kapur

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Këngëtarja britanike, Alexandra Burke, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në…

Prezantuesja e njohur britanike, AJ Odudu, ka mbërritur në aeroportin e Brisbane, në Australi, teksa po përgatitet për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *