Publikohen nominimet për “The Game Awards 2026”, GTA 6 kryeson me tetë kandidatura
Janë publikuar nominimet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve The Game Awards 2026, ndërsa në krye të listës qëndron loja shumë e pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6), me gjithsej tetë nominime.
Ceremonia e sivjetme do të mbahet më 10 dhjetor dhe do të shpërblejë videolojërat më të mira të vitit, si nga studiot e mëdha të industrisë, ashtu edhe nga zhvilluesit e pavarur, transmeton Telegrafi.
Viti 2026 solli një numër të madh lojërash të suksesshme, përfshirë prodhime me buxhete të mëdha dhe tituj të pavarur që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
GTA 6 ka marrë vëmendje të veçantë, pasi është nominuar në tetë kategori, ndonëse ende nuk është publikuar zyrtarisht.
Më poshtë është lista e plotë e nominimeve për The Game Awards 2026:
