TË FUNDIT

Protestuesit do të qëndrojnë gjithë natën në shesh, nesër protestë në orën 08:00

Një nga organizatorët e protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se disa protestues do të qëndrojnë gjithë natën në shesh, ndërsa ka ftuar qytetarët që nesër nga ora 08:00 të mblidhen para Kuvendit, para fillimit të seancës ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.

“Sonte do ta kalojmë natën këtu, në shesh! Ne do të qëndrojmë jashtë, të bashkuar, për të pritur zbardhjen e ditës dhe për t’i pritur nesër sy më sy deputetët që do të hyjnë në seancën e Kuvendit”, deklaroi ai.

Haziri ftoi qytetarët që t’u bashkohen protestuesve gjatë natës dhe të mblidhen nesër nga ora 08:00, ndërsa protestën masive e paralajmëroi për orën 08:30. rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *