TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë edhe sot në rrugë, një ditë pas protestës së shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë.

Protesta për sot është paralajmëruar për në ora 14:00.

14/10/2026 12:06- Studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjuajnë me mjete piroteknike Ende pa nisur protesta e thirrur në ora 14:00 ka nisur grumbullimi i studentëve. Po ashtu mediat në Shqipëri raportojnë për tensione para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë shkulur kangjellat e hekurit përpara godinës, ndërsa kanë goditur edhe derën e godinës, përfshirë edhe mjetet piroteknike. Ndërkohë, forcat policore janë rreshtuar pas derës së Ministrisë. 14/10/2026 12:03- Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë! Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit. Por protestuesit sot kanë vendosur të nisin protestën më herët dhe nga universitete të ndryshme të Tiranës kanë dalë në rrugë dhjetëra të rinj, ndërkaq shihen edhe forca të shumta policie në terren

Ende pa nisur protesta e thirrur në ora 14:00 ka nisur grumbullimi i studentëve.

Po ashtu mediat në Shqipëri raportojnë për tensione para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë shkulur kangjellat e hekurit përpara godinës, ndërsa kanë goditur edhe derën e godinës, përfshirë edhe mjetet piroteknike. Ndërkohë, forcat policore janë rreshtuar pas derës së Ministrisë.

Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *