TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencionimin e prodhuesve të qumështit

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Prishtinë ka hapur thirrjen për subvencionimin e fermerëve që merren me prodhimin e qumështit, me qëllim të mbështetjes së aktivitetit të tyre.

Sipas thirrjes publike, aplikimi është i hapur nga 12 deri më 16 tetor 2026 dhe bëhet në objektin e bashkësisë lokale në Besi.

Për të përfituar nga kjo mbështetje, fermerët duhet të jenë banorë të Komunës së Prishtinës dhe aktivitetin prodhues ta zhvillojnë në territorin e saj.

Po ashtu, ata duhet të dëshmojnë se qumështin e dorëzojnë në qumështore të licencuara ose në pika grumbulluese që kanë kontratë me qumështore të licencuara. Kërkohet edhe kontrata për shitblerjen e qumështit ndërmjet fermerit dhe qumështores, si dhe dëshmi bankare për sasinë mujore të qumështit të shitur.

Sipas kritereve, fermerët duhet të kenë dorëzuar së paku 1,000 litra dhe deri në 20,000 litra qumësht gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Subvencionimi do të llogaritet për litër qumësht të dorëzuar, brenda këtij kufiri.

Detajet i gjeni në këtë LINK . /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *