TË FUNDIT

​Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë

Protesta e thirrur nga studentët vijon edhe në orët e mbrëmjes në Tiranë, ku tashmë policia ka vendosur kordon për të kufizuar lëvizjen e protestuesve.

Këta të fundit kanë vazhduar marshimin pa incidente dhe tashmë ata janë pozicionuar pranë Kryeministrisë.

Fillimisht, protestuesit kanë marshuar në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin.

Pas bllokimit, turma është kthyer drejt qendrës së Tiranës. Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit.

Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e Partisë Socialiste, por më pas itinerari u ndryshua.

Protestuesit gjatë marshimit i kanë vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina.

Kujtojmë, studentët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit i ka ftuar disa herë për dialog, por kërkesa e tij është refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *