PROFIL/ Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror
Esmeralda Hasani është drejtoresha e re e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), e cila u emërua më 12 nëntor 2026 me dekret të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.
Po kush është drejtuesja e re e SHISH?
Esmeralda Hasani është diplomuar në të drejtën ndërkombëtare në Milano dhe ka përfunduar një master për planifikimin dhe zhvillimin e projekteve në Innovation Business School në Bruksel.
Hasani qenë lektore e së drejtës evropiane dhe procesit të integrimit në Universitetin Barleti. Ka drejtuar Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (2015–2019) dhe më pas ka qenë drejtoreshë ekzekutive e Institutit Adriapol.
Më tej ajo ka shërbyer si konsulente e lartë pranë zyrës së kryeministrit për planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve, si dhe ka mbajtur pozicionin e shefes së Departamentit Mbështetës në SHISH./abcnews.al
