Presidentja Shiroka-Pula fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka dërguar mesazh shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës në Serbi.Sipas Shiroka-Pulës, çdo votë ka rëndësi.“Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve” – thuhet në mesazhin e presidentes së Kosovës.“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve. Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” –
