TË FUNDIT

Dita e 12-të e protestës, tensionet përshkallëzohen në disa zona të Tiranës

Protesta e studentëve në Shqipëri shënon sot ditën e 12-të.

Protestat nisën me kërkesat e studentëve për uljen e tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte, rritjen e mbështetjes financiare dhe më shumë mundësi punësimi pas diplomimit, por më pas u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me thirrje për dorëheqjen e tij, formimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protestat e zhvilluara gjatë 11 ditëve të fundit në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Telegrafi.com do të raportojë në kohë reale për protestën nga studentët në Tiranë, ndërsa të gjitha zhvillimet për 11-ditët e para të protestës mund t’i lexoni KËTU:

24/10/2026 17:44- Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, polici merr flakë Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës në Tiranë. Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për t’i shuar flakët. Lajmi i plotë 24/10/2026 17:15- Autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej” Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me forca të Policisë së Shtetit, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Një autobot ujëhedhës po përparon në drejtim të turmës së protestuesve të mbledhur pranë lulishtes në sheshin “Skënderbej”. Policia po përdor ujë me presion ndaj protestuesve, ndërsa në bulevard shihen gurët e hedhur gjatë përplasjeve dhe bombolat e gazit lotsjellës të përdorura nga efektivët. Lajmi i plotë 24/10/2026 16:42- Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin. Lajmi i plotë 24/10/2026 16:27- Ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit. Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës madje ka gjuajtur edhe me plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. 24/10/2026 15:49- Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë. Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës. Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit. Po ashtu një i ri ka arritur të shkojë pranë autobotit dhe është kapur në të, duke mos hequr dorë edhe pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës. 24/10/2026 15:15- Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit hedhin gurë – Policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës Situatë e tensionuar është aktualisht në protestën në Tiranë, ku protestuesit po hedhin gurë në drejtim të objekteve, gjersa Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Përveç studentëve, sot në protestë janë edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët janë mbledhur nga ora 12:00. Derisa PD është mbledhur nga ora 12:00, grumbullimi i studentëve ka nisur në ora 14:00. 24/10/2026 14:55- “Ja edhe mëma e dhunës”, Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban Foto: LSA Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ora 12:00, gjersa gjatë tubimit të tyre u dogjën edhe ulëset e vendosura nga kryeministri Rama, në të cilat u vendos ftesa për dialog. “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. 24/10/2026 14:32- Protestuesit i vënë flakën shportave të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit Protestuesit me të filluar protesta e orës 14:00 e paralajmëruar nga studentët i kanë vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit. Aktualisht situata është e qetë dhe vërehet prani e protestuesve, veshur me bluzë të bardhë. 24/10/2026 14:15- Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 12-të të protestave kundër qeverisë. Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre. Marshimi vjen pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan tubimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe në mbështetje të studentëve. 24/10/2026 13:36- “Qeveria e krimit”, protestuesit e PD-së u vënë flakën “ulëseve” të dialogut para Kryeministrisë Pasi ka filluar protesta para Kryeministrisë e thirrur nga mbështetës të Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj partie ua kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë, e ku ishin vendosura ftesat për dialogun me studentët. Ndërkohë, në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Qeveria e Krimit”, "Jep dorëheqjen". 24/10/2026 12:35- Në krye të protestës së PD-së Noka, Balliu dhe Gjekmarkaj Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i është bashkuar sot protestës në Tiranë, që është thirrur në ora 12:00 nga PD-ja. Në krye të protestuesve janë drejtues të tjerë të Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërkaq, nga ora 14:00 studentët kanë paralajmëruar protestën e radhës. 24/10/2026 12:23- "Nuk do të marrë pjesë në protestën kombëtare", Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë fizikisht në protestën kombëtare apo do ta ndjekë atë nga zyra e tij, nënkuptoi se nuk do të jetë i pranishëm në tubim. Përmes një deklarate për mediat duke u futur në selinë e PD, Berisha theksoi se sot e gjithë Shqipëria ndodhet në Tiranë në mbështetje të revoltës rinore e studentore. Lajmi i plotë këtu : 24/10/2026 12:22- “Do të dalin para drejtësisë”, ministri Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar të gjithë Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u shpreh ditën e sotme se Policia e Shtetit po punon për identifikimin e të gjithë protestuesve që kanë ushtruar dhunë mbi policinë, pronën private dhe publike. Në një deklaratë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Demo tha se ka një serë burimesh informacionesh që po merren në shqyrtim për të hetuar personat e dhunshëm. Lajmi i plotë këtu : 24/10/2026 11:54- Rama: Protestat e dhunshme, pas tyre duart e huaja dhe krimi i organizuar – qëllim destabilizimi i vendit Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një komunikatë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për të folur për protestën. Sipas kreut të qeverisë, qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit, ndërsa pranon se ka një sërë problematikash që duhen adresuar. Lajmi i plotë këtu : 24/10/2026 11:32- 1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë Rreth 1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga PD që pritet të nisë në orën 12:00. Rreth Kryeministrisë janë vendosur edhe disa autobote me ujë që pritet të përdoren kundër protestuesve nëse do të ketë akte dhune. Rreth orës 14:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët. 24/10/2026 10:31- Hetim për veprimet e policisë – 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Evropian. Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Mes nënshkruesve është edhe euro-deputeti Fredi Beleri, shkruan tch. 24/10/2026 10:02- Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë Foto: Ilustrim Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë. Mediat në Shqipëri raportojnë se demokratët do të udhëtojnë drejt Tiranës me automjetet e tyre private dhe jo në mënyrë të organizuar. 24/10/2026 08:32- Rama sërish kërkon dialog Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama sot më 24 tetor, kur është paralajmëruar një protestë masive në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës sërish kërkon dialog. Rama për disa ditë me radhë, po kërkon dialog, gjersa po refuzohet nga studentët. Protesta në Shqipëri po hyn në ditën e 12-të, shoqëruar ditët e kaluara me përleshje mes policisë dhe studentëve. 24/10/2026 08:28- Dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit Këtë të shtunë, më 24 tetor do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin pjesë të rinj, studentë, si dhe figura të artit dhe muzikës. Një tjetër tubim i të rinjve do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet që studentëve t’u bashkohen edhe pedagogët. Sakaq, po këtë të shtunë, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 12:00, në shenjë solidariteti me studentët dhe të rinjtë

Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës në Tiranë.

Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për t’i shuar flakët.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me forca të Policisë së Shtetit, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Një autobot ujëhedhës po përparon në drejtim të turmës së protestuesve të mbledhur pranë lulishtes në sheshin “Skënderbej”. Policia po përdor ujë me presion ndaj protestuesve, ndërsa në bulevard shihen gurët e hedhur gjatë përplasjeve dhe bombolat e gazit lotsjellës të përdorura nga efektivët.

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin.

Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës madje ka gjuajtur edhe me plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.

Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës.

Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit. Po ashtu një i ri ka arritur të shkojë pranë autobotit dhe është kapur në të, duke mos hequr dorë edhe pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.

Situatë e tensionuar është aktualisht në protestën në Tiranë, ku protestuesit po hedhin gurë në drejtim të objekteve, gjersa Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Përveç studentëve, sot në protestë janë edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët janë mbledhur nga ora 12:00.

Derisa PD është mbledhur nga ora 12:00, grumbullimi i studentëve ka nisur në ora 14:00.

Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ora 12:00, gjersa gjatë tubimit të tyre u dogjën edhe ulëset e vendosura nga kryeministri Rama, në të cilat u vendos ftesa për dialog.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.

Protestuesit me të filluar protesta e orës 14:00 e paralajmëruar nga studentët i kanë vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit.

Aktualisht situata është e qetë dhe vërehet prani e protestuesve, veshur me bluzë të bardhë.

Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 12-të të protestave kundër qeverisë.

Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre.

Marshimi vjen pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan tubimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe në mbështetje të studentëve.

Pasi ka filluar protesta para Kryeministrisë e thirrur nga mbështetës të Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj partie ua kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë, e ku ishin vendosura ftesat për dialogun me studentët.

Ndërkohë, në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Qeveria e Krimit”, "Jep dorëheqjen".

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i është bashkuar sot protestës në Tiranë, që është thirrur në ora 12:00 nga PD-ja.

Në krye të protestuesve janë drejtues të tjerë të Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Agron Gjekmarkaj.

Ndërkaq, nga ora 14:00 studentët kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë fizikisht në protestën kombëtare apo do ta ndjekë atë nga zyra e tij, nënkuptoi se nuk do të jetë i pranishëm në tubim.

Përmes një deklarate për mediat duke u futur në selinë e PD, Berisha theksoi se sot e gjithë Shqipëria ndodhet në Tiranë në mbështetje të revoltës rinore e studentore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u shpreh ditën e sotme se Policia e Shtetit po punon për identifikimin e të gjithë protestuesve që kanë ushtruar dhunë mbi policinë, pronën private dhe publike.

Në një deklaratë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Demo tha se ka një serë burimesh informacionesh që po merren në shqyrtim për të hetuar personat e dhunshëm.

Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një komunikatë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për të folur për protestën.

Sipas kreut të qeverisë, qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit, ndërsa pranon se ka një sërë problematikash që duhen adresuar.

Rreth 1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga PD që pritet të nisë në orën 12:00. Rreth Kryeministrisë janë vendosur edhe disa autobote me ujë që pritet të përdoren kundër protestuesve nëse do të ketë akte dhune.

Rreth orës 14:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët.

Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Evropian.

Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Mes nënshkruesve është edhe euro-deputeti Fredi Beleri, shkruan tch.

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se demokratët do të udhëtojnë drejt Tiranës me automjetet e tyre private dhe jo në mënyrë të organizuar.

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama sot më 24 tetor, kur është paralajmëruar një protestë masive në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës sërish kërkon dialog.

Rama për disa ditë me radhë, po kërkon dialog, gjersa po refuzohet nga studentët.

Protesta në Shqipëri po hyn në ditën e 12-të, shoqëruar ditët e kaluara me përleshje mes policisë dhe studentëve.

Këtë të shtunë, më 24 tetor do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin pjesë të rinj, studentë, si dhe figura të artit dhe muzikës. Një tjetër tubim i të rinjve do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet që studentëve t’u bashkohen edhe pedagogët.

Sakaq, po këtë të shtunë, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 12:00, në shenjë solidariteti me studentët dhe të rinjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *