TË FUNDIT

​Prej vitit 2029, kantoni i Bazelit planifikon zbritjen e tatimit direkt nga paga

Kantoni i Bazelit në Zvicër planifikon që nga 1 janari 2029 të nisë zbritjen direkte të tatimit nga paga, fillimisht në administratën kantonale dhe ndërmarrjet e lidhura me shtetin.

Nga viti 2031, masa pritet të zgjerohet edhe te kompanitë me të paktën 50 punëtorë.

Bizneset më të vogla do të mund ta zbatojnë sistemin vullnetarisht, shkruan Watson, transmeton Telegrafi. Zbatimi i planit varet nga vendimi i Gjykatës Federale, ku është paraqitur ankesë kundër kësaj mase. Sistemi do të vlejë për punëtorët që jetojnë dhe punojnë në kantonin Basel-Stadt. Ata që nuk dëshirojnë t’u zbritet tatimi drejtpërdrejt nga paga, duhet ta njoftojnë punëdhënësin. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *