TË FUNDIT

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

Banorja Jona është përballur me influenceren Doresa në Big Brother VIP Kosova 5, ndërsa në diskutimin mes tyre në Living iu bashkua edhe Lejla.

Përballja nisi me kritika nga ana e Doresës, e cila e pyeti Jonën nëse mund të flejë e qetë, duke pasur parasysh bullizimet dhe ofendimet që, sipas saj, kishte bërë në rrjetet sociale.

Jona nuk qëndroi pa përgjigje, duke pretenduar se edhe Doresa kishte hapur profile të rreme në emrin e saj. Për të mbështetur pretendimin, ajo prezantoi edhe disa fotografi gjatë diskutimit.

Nga ana tjetër, Doresa rikujtoi një rast të vitit 2015, duke e akuzuar Jonën se në atë kohë e kishte bullizuar për formën e trupit.

Por përplasja mes tyre nuk u ndal me kaq. Doresa ngriti edhe një tjetër akuzë ndaj Jonës, duke pretenduar se kjo e fundit kishte ndërhyrë në lidhjen e saj dhe se madje i kishte shkruar edhe bashkëshortit të saj.

– YouTube www.youtube.com

Debati u ashpërsua gjatë përballjes në BBVK 5, ku të dyja palët shkëmbyen akuza dhe pretendime lidhur me raportet e tyre të mëparshme dhe sjelljen në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *