Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Perspektiva e Kosovës për anëtarësim në Aleancë dhe marrëdhëniet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mund të përballen me sfida të reja.
Kështu vlerëson ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, për Radion Evropa e Lirë, në kohën kur Uashingtoni ka propozuar një kornizë më të gjerë për sigurinë e Evropës, krahas përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas tij, dy çështje mund të kenë rëndësi të veçantë për Kosovën: përpjekjet e Rusisë për të penguar zgjerimin e NATO-s dhe ato për të kufizuar praninë ushtarake amerikane në Evropë.
Propozimi amerikan, i paraqitur më 5 nëntor nga Jared Kushner, i dërguari i presidentit Donald Trump, synon të forcojë konsultimet për sigurinë, komunikimin në raste krizash dhe transparencën ushtarake, si dhe të krijojë mekanizma për uljen e rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve.
Nisma vjen në prag të bisedimeve të planifikuara ndërmjet SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, më 10 dhe 11 nëntor, në Abu Dabi.
Trump ka lënë të kuptohet se përpjekjet diplomatike mund t’i hapin rrugë një marrëveshjeje që shtrihet përtej Ukrainës dhe përfshin sigurinë e Evropës.
Kushner, ndërkaq, ka theksuar se NATO-ja duhet të mbetet në qendër të mbrojtjes kolektive evropiane dhe se asnjë shtet nuk duhet të ketë të drejtë vetoje mbi zgjedhjet e sigurisë apo aleancat e një vendi tjetër.
Ende nuk dihet se çfarë do të përfshinte një marrëveshje e tillë, ndërsa nuk ka informacione publike se Kosova dhe KFOR-i janë pjesë e diskutimeve.
Pse KFOR-i nuk pritet të ndikohet?
Për Shean, KFOR-i nuk pritet të preket nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane, për shkak të mandatit dhe natyrës së tij paqeruajtëse.
“Nuk do të mendoja se po” , thotë ai, i pyetur nëse këto ndryshime mund të kenë pasoja për misionin e NATO-s në Kosovë.
KFOR-i vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në vitin 1999 edhe me votën e Rusisë.
“Moska e vlerëson faktin që KFOR-i është atje kryesisht për të mbrojtur komunitetin serb të Kosovës ”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, Rusia synon të kufizojë praninë e forcave të NATO-s me armatim të rëndë në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa KFOR-i, si mision paqeruajtës, nuk bën pjesë në këtë kategori.
I vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, KFOR-i ka për detyrë të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet.
Misioni numëron rreth 4.700 ushtarë, pas përforcimit të pranisë në vitin 2023, si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës.
Përmirësimi i situatës së sigurisë, sipas vlerësimit të NATO-s, ka hapur rrugën për një përshtatje graduale të numrit të trupave.
Në qershor të këtij viti, Aleanca paralajmëroi synimin për t’iu kthyer niveleve të mëparshme, në varësi të kushteve në terren.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur si objektiv një prani prej rreth 3.000 deri në 3.500 ushtarësh.
NATO-ja ka theksuar se procesi është i kthyeshëm dhe e ka lidhur atë me vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
Nëse Kosova apo KFOR-i janë përfshirë në diskutimet e fundit për sigurinë evropiane, mbetet e paqartë.
E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, NATO-ja nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
Zëdhënësja Allison Hart konfirmoi se përfaqësues të NATO-s, SHBA-së, Ukrainës, vendeve evropiane dhe Bashkimit Evropian u takuan më 5 nëntor në Bruksel, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
E pyetur sërish nëse Kosova ose KFOR-i ishin pjesë e diskutimeve, NATO-ja tha se nuk ka informacione të tjera për të ndarë.
A mund të pengohet anëtarësimi i Kosovës në NATO?
Nëse KFOR-i nuk pritet të preket drejtpërdrejt, zgjerimi i NATO-s është një çështje ku Shea sheh pasoja të mundshme për Kosovën.
Rusia e kundërshton prej kohësh zgjerimin e Aleancës.
Në dhjetor të vitit 2021, para pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, Moska kërkoi garanci që NATO-ja të mos pranonte anëtarë të rinj dhe të kufizonte praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.
Kërkesa e Moskës për kufizimin e pranisë ushtarake të NATO-s në nivelet e para vitit 1997 është rikthyer në vëmendje, mes raportimeve se Rusia mund ta shtrojë sërish gjatë negociatave për sigurinë evropiane.
Sipas Sheas, Rusia do të përpiqet të pengojë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, me Ukrainën si shqetësimin kryesor. Një kufizim i tillë, thotë ai, do të kishte pasoja edhe për aspiratat e Kosovës.
“Kjo do t’i pengonte mundësitë e Kosovës për t’u anëtarësuar një ditë në NATO”, t hotë Shea.
Rruga e Kosovës drejt Aleancës, sidoqoftë, është e ndërlikuar edhe pa kërkesat ruse.
Katër vende anëtare – Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e saj, ndërsa pranimi i anëtarëve të rinj kërkon konsensusin e të gjithë aleatëve.
NATO-ja vazhdon të mbështesë politikën e dyerve të hapura. Edhe propozimi amerikan thekson se asnjë shtet nuk duhet të ketë të drejtë vetoje mbi zgjedhjet e sigurisë apo aleancat e një vendi tjetër.
Kështu, ndalimi i zgjerimit të NATO-s mbetet kërkesë e Moskës, jo pjesë e qëndrimit të shpallur amerikan.
Përveç anëtarësimeve të reja, Shea vlerëson se Rusia mund të përpiqet të pengojë edhe vendosjen e forcave shtesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, Moska mund të shqetësohet veçanërisht nëse ndryshimet politike në Serbi e afrojnë Beogradin me Aleancën.
Megjithatë, thekson se Ballkani Perëndimor nuk është ndër përparësitë kryesore ushtarake të Rusisë.
Vëmendja e Moskës, sipas tij, është e përqendruar më shumë në rajonin e Detit të Zi, Poloni, shtetet baltike dhe veriun e Evropës – zona më pranë kufijve rusë.
Çfarë mund të ndryshojë në angazhimin amerikan?
Përtej zgjerimit të NATO-s, një tjetër çështje me rëndësi për Kosovën është e ardhmja e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.
Shea kujton se Rusia ka kërkuar edhe më herët tërheqjen e forcave amerikane nga kontinenti.
“Një masë e tillë mund të ndikojë në Kosovë, e cila ka kultivuar gjithmonë marrëdhënie të ngushta të sigurisë me SHBA-n ë”, thotë ai.
Uashingtoni tashmë po rishikon angazhimet ushtarake në Evropë, duke kërkuar që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit.
Në Kosovë, prania amerikane është zvogëluar gradualisht që nga përfundimi i luftës, më 1999. Nga mijëra ushtarë në vitet e para të misionit, kontingjenti amerikan në KFOR numëron sot rreth 600 pjesëtarë.
Në qershor, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) konfirmoi për REL-in se do ta përshtaste kontributin amerikan në KFOR në faza, në përputhje me planet e NATO-s dhe vlerësimet e sigurisë.
Ajo theksoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë KFOR-in një komponent kyç të stabilitetit rajonal, pa dhënë hollësi për përmasën e ndryshimeve.
Një tjetër zhvillim u shënua më 12 tetor, kur Garda Kombëtare e Floridës ua dorëzoi komandën e KFOR-it për Rajonin Lindor njësive aktive të Ushtrisë amerikane, në kampin Bondsteel.
Ky ndryshim, i pari i këtij lloji pas më shumë se një dekade, përbën riorganizim të njësive dhe nuk është shoqëruar me njoftim për tërheqje nga Kosova.
Nëse rishikimi më i gjerë i angazhimeve amerikane në Evropë do të ndikojë në të ardhmen e pranisë së tyre në Kosovë, mbetet e paqartë.
Radio Evropa e Lirë pyeti Pentagonin nëse propozimi për sigurinë evropiane mund të ketë pasoja për KFOR-in, trupat amerikane në Kosovë apo angazhimet e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.
Pentagoni e udhëzoi REL-in t’i drejtohej Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në përgatitjen e këtij artikulli.
Sipas Sheas, zvogëlimi i pranisë ushtarake amerikane në Evropë ka nisur pavarësisht negociatave me Rusinë.
Ai vlerëson se përbërja e re e Kongresit amerikan mund t’ia vështirësojë administratës Trump reduktimin e mëtejshëm të forcave.
Kosova përballë një roli më të madh të Evropës
Ndërsa Uashingtoni shqyrton një kornizë më të gjerë të sigurisë, vendet evropiane kërkojnë të kenë rol në vendimet që prekin të ardhmen e kontinentit.
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar se Evropa tashmë ka një arkitekturë të sigurisë, por se Rusia vazhdon t’i shkelë marrëveshjet mbi të cilat ajo mbështetet.
Kallas ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka të drejtë vetoje mbi sigurinë evropiane dhe se BE-ja duhet të përfshihet në negociatat për çdo marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Kërkesa për përfshirje u përforcua më 8 nëntor, kur ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, konfirmoi se përfaqësues evropianë do të marrin pjesë në diskutimet e planifikuara në Abu Dabi.
Propozimi amerikan, ndërkohë, mbetet në fazën e diskutimeve dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për ndryshimin e arkitekturës së sigurisë evropiane.
Shea thotë se Kosova duhet të përgatitet për një rol më të madh të vendeve evropiane në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht rezultatit të negociatave aktuale.
Sipas tij, evropianët tashmë kanë marrë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e rajonit, ndërsa Kosova duhet t’i forcojë marrëdhëniet me ta dhe me Bashkimin Evropian, në vend që të mbështetet së tepërmi tek Uashingtoni.
Për Shean, kjo nevojë shkon përtej negociatave me Rusinë dhe lidhet me ndryshimet afatgjata në rolin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Evropë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka ftuar të gjitha listat e tjera që kanë garuar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, për të bashkëpunuar për konstituimin e…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Prishtinëë, Dirk Schuebel. Për këtë takim ka njoftuar shefi i…
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një deklarim, Gucati ka folur për pasojat e protestave, duke thënë se qytetarët kanë…
Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për…
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e Presidencës. Përmes një…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje. Sipas njoftimit, gjatë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Francë, ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F në Paris, e njohur si kampusi më i madh në botë për startup-e. Përmes një postimi, Kurti bëri…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Gjatë takimit, nga Presidenca thonë se u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve,…
Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu, i cili vazhdimisht ka drejtuar akuza ndaj presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në reagimin e tij, Gacaferi ka…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e nderit në Presidencë. Në reagimin e saj,…
Pak ditë pas zgjedhjeve në Serbi, përfaqësues politikë të Listës Studentore kanë qëndruar për një vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerë të institucioneve ortodokse serbë në Kosovë. Për…
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila pas një diskutimi nga anëtarët e këtij…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend gjatë kësaj jave, ku pritet të kërkohet llogaridhënie nga Qeveria për ngecjet e evidentuara në…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe shkolla e Gjuhës dhe Kulturës Italiane “Centro Dante” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për organizimin e kurseve të gjuhës italiane për gratë e privuara nga liria dhe të…
Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u…
Edhe dëshmitarja e dytë ne rastin e Endrit Nikës, Vlora Makolli, infermiere në QKMF në Fushë Kosovë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë tha se viktima Maria Clara Urdangaray gjatë kohës që ishte në autoambulancë ishte e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së. Përfaqësueset e RrGK-së e uruan…
Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin për Dhomat e Specializuara, i cili iu kthye Kuvendit nga presidentja Justina…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së…
Dëshmitarja e propozuar nga mbrojtja e Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi, e cila kishte dërguar viktimën Maria Clara Urdangaray në QKUK, tha se argjentinasja pas rënies nga kati i gjashtë i hotelit në Fushë Kosovë, ishte e vetëdijshme dhe…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik me Suedinë…
Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, janë takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk…
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë qëndrim e lidh me fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet në…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, Kurti tha se përfshirja sa më madhe dhe më e…
Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy ditor të organizuar nën presidencën franceze, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore…
Emisionet reality show, në veçanti “Big Brother”, vazhdojnë të jenë temë diskutimi në opinionin publik, për shkak të ndikimit që kanë në shoqëri dhe sidomos te brezat e rinj. Për këtë çështje…
Analisti Faton Mehmeti ka rikthyer në vëmendje rastin e Astrit Deharit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e vdekjes së tij dhe fatin e personave që kishin ndarë qelinë me të. Në videon e publikuar, Mehmeti ngre pikëpyetje edhe për…
Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e…
Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Saim Tahiraj në postim të tij në facebook i është përgjigjur akuzave të Baton Haxhiut, që ky i fundit vazhdimisht ka drejtuar tek Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Tahiraj i ka kujtuar…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera. Në mesin e pikave të parapara për…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi diplomatik, çështjet e…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai ka thënë se Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në këto…
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë të veçantë historike, që dëshmojnë zhvillimet ndër shekuj. Drejtuesit e këtyre institucioneve theksojnë rëndësinë e ruajtjes, përpunimit dhe…
Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e Arlinda Zekajt. Në mbledhje të këtij komisioni u tha se raporti që pritet…
Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn. Pas asaj të Drejtësisë dhe Punëve të Brendhsm, tani Ministria për Punë dhe Familje, po pret…
Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë mobile në vendet e Bashkimit Evropian pa tarifa shtesë të roamingut. Komisioni Evropian ka nisur…
Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare. Të dhënat e Gjykatës Themelore në…
Është arrestuar i dyshuari i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin. Arrestimin e të dyshuarit për këtë rast e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin…
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Ministrinë e Mbrojtjes në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, mbi 122 milionë euro mbeten të destinuara për investime kapitale. Në fokus edhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, për mandatin e ri qeverisës. Letrën e ka bërë publike të dielën Zyra e Kryeministrit. Burnham shkruan se dy…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur veprimet hetimore lidhur me një incident të rëndë të sigurisë financiare në "Raiffeisen Bank". Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Në letrën e tij, Burnham theksoi partneritetin e kahershëm mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen britanike për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Ceremonia u mbajt në Ditën e…
Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria e Pejës cakton koordinator të veçantë për rastet e dhunës në familje
Babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e djalit sillet në Gjykatën e Gjilanit
Komisioni hetimor parlamentar nis sot punën për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Një kryetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për një platformë të re politike
Integrimi europian dhe paradoksi i zbrazjes demografike: A do të hyjë Shqipëria në BE si shtet apo do të largohet populli i saj?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Valltarja e njohur britanike, Ola Jordan, është shfaqur për herë të parë në publik pasi akuzoi bashkëshortin…
Një nga figurat më të njohura të televizionit britanik, Maya Jama, ka njoftuar largimin nga emisioni i njohur i takimeve…
