TË FUNDIT

Pesë kandidatët për shef të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot prezantojnë kandidaturat

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot, në orën 11:00, do të mbajë një seancë në të cilën pesë kandidatët e paraqitur do të prezantojnë kandidaturat e tyre për pozitën e Prokurorit Publik Themelor në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup (PTHP NKOK).

Sipas listës zyrtare të kandidatëve, në garë për këtë pozitë janë prokurori i lartë publik Jovan Cvetanovski, prokurori në Prokurorinë e Lartë Publike dhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Trajçe Pelivanov, prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e PTHP NKOK – Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Në Komisionin për Zbatimin e Zgjedhjes, të formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, bëjnë pjesë Ermon Neziri, Svetllana Stojkoviq dhe Keti Petkova. Zgjedhja do të zhvillohet më 28 tetor, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me votim të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga ana e prokurorëve publikë.

Procedura po zhvillohet për shkak të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozitë në tetor të vitit 2022.

Shpallja për zgjedhjen e Prokurorit Publik Themelor të PTHP NKOK u publikua në Gazetën Zyrtare më 21 gusht të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *