TË FUNDIT

Personi në krah të organizatorit të protestës kundër Kurtit ishte arrestuar për thyerjen e xhamit të Kuvendit në protestën e 5 tetorit

Përkundër promovimit për më shumë se një javë në media dhe rrjete sociale, protesta e sotme kundër kryeministrit Albin Kurti nuk arriti të mobilizojë një numër të madh qytetarësh. Në vend të një proteste masive, në shesh u panë vetëm dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa më pas protesta u bë objekt talljeje dhe ironie në rrjetet sociale. Një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në mungesën e mobilizimit është edhe profili i disa prej personave që i janë vënë në krye organizimit të protestës, si dhe e kaluara e tyre e lidhur me incidente gjatë protestave të mëhershme. Në këtë kontekst, bie në sy pjesmarrja e personit me emrin Fatlum Rushiti, i cili, sipas raportimeve të mediave, ishte arrestuar më 5 tetor 2026, nën dyshimin për dëmtimin e pronës së Kuvendit të Kosovës, përkatësisht thyerjen e një xhami gjatë protestës së asaj dite.

Në videot e publikuara në media, Fatlum Rushiti shihet në shoqërinë e organizatorit kryesor të protestës, Durim Aliu. Ndërkohë, një ditë para protestës, gazetarët Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj kishin bërë thirrje publike në mbështetje të Durim Aliut, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkoheshin protestës. Mbase kjo është edhe njëra ndër arsyejet e pjesmarrjes kaq të vogël në këtë protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *