Përplasja e protagonizmit politik, diplomacisë dhe ambicieve lideriste në Tiranë dhe Prishtinë
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve ideologjike, përfshin çështje më të thella të autoritetit politik, legjitimitetit elektoral, protagonizmit diplomatik dhe përfaqësimit të interesave shqiptare në hapësirën ballkanike.
Kjo konkurrencë nuk mund të reduktohet vetëm në antagonizmin ndërmjet dy personaliteteve politike!
Ajo përfaqëson një fenomen më kompleks, në të cilin ndërthuren ambiciet individuale për pushtet, interesat shtetërore, rivaliteti për ndikim në opinionin publik shqiptar dhe përpjekjet për të ndërtuar një profil të dallueshëm ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, po përpiqet të konsolidojë pozicionin e tij si një ndër liderët më me përvojë të Ballkanit Perëndimor, duke e vendosur integrimin evropian të Shqipërisë në qendër të diskursit të tij politik dhe diplomatik.
Albin Kurti, ndërkaq, pas konsolidimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje, synon të ruajë dhe zgjerojë ndikimin e tij politik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirën më të gjerë shqiptare.
Megjithatë, ky protagonizëm i dyfishtë zhvillohet në rrethana dukshëm të ndryshme.
Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s dhe një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me një diplomaci të konsoliduar dhe me përvojë shumëvjeçare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kurti drejton një shtet që ende nuk ka arritur njohjen universale dhe që përballet me pengesa të konsiderueshme në procesin e integrimit evropian, në marrëdhëniet me Serbinë dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Prandaj, rivaliteti ndërmjet tyre nuk është një konkurrencë simetrike!
Ai zhvillohet mbi baza të ndryshme institucionale, diplomatike dhe gjeopolitike.
EDI RAMA: DIPLOMACIA E INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KONSOLIDIMI I PROTAGONIZMIT RAJONAL
Aktivitetet e fundit ndërkombëtare të Edi Ramës, përfshirë paraqitjet në Bruksel, Paris dhe Dublin, dëshmojnë përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta paraqitur Shqipërinë si një vend që po përparon drejt përfundimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më 3 nëntor 2026, në kuadër të Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Rama deklaroi se Shqipëria po punon me një plan të përbashkët me Komisionin Evropian, me synimin për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027.
Ndërsa më 11 nëntor, në Dublin, ai mori pjesë në një diskutim të Institutit për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Këto aktivitete e vendosin integrimin evropian në qendër të diplomacisë së tij publike.
Kjo agjendë ka një rëndësi të dyfishtë!
Në rrafshin shtetëror, ajo përfaqëson një objektiv strategjik të Shqipërisë, i cili gëzon mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Në rrafshin e brendshëm, integrimi evropian shndërrohet në një instrument të rëndësishëm të legjitimitetit politik të qeverisë Rama.
Kështu, procesi i integrimit nuk është vetëm një politikë e jashtme, por edhe një mekanizëm i prodhimit të kapitalit politik dhe të imazhit qeverisës.
Për Ramën, paraqitjet ndërkombëtare, takimet me liderët evropianë dhe pjesëmarrja në forume të rëndësishme kanë funksionin e demonstrimit të vazhdimësisë së pushtetit, të përvojës diplomatike dhe të aftësisë për ta pozicionuar Shqipërinë në agjendat evropiane.
Në këtë kuptim, aktivitetet e tij të fundit mund të interpretohen edhe si një përpjekje për të dëshmuar se, pavarësisht kritikave të brendshme, polemikave politike dhe problemeve të qeverisjes, ai mbetet një aktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, duhet bërë një dallim themelor ndërmjet diplomacisë efektive dhe diplomacisë së spektaklit politik.
Prania e shpeshtë në konferenca, samite dhe takime ndërkombëtare nuk përbën automatikisht sukses diplomatik. Suksesi duhet të matet përmes rezultateve konkrete: përparimit të negociatave, reformave institucionale, përmirësimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së besueshmërisë së institucioneve.
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i publikuar në nëntor 2026, evidenton përparimin e vendit në procesin e integrimit, por njëkohësisht nënvizon se reformat duhet të vazhdojnë, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
Kjo dëshmon se integrimi evropian nuk është rezultat i protagonizmit personal të një kryeministri, por proces institucional që kërkon përmbushjen e kritereve demokratike dhe juridike.
Rama mund ta përdorë diplomacinë për të konsoliduar imazhin e tij politik, por vetëm rezultatet institucionale mund ta shndërrojnë këtë imazh në sukses të qëndrueshëm shtetëror.
ALBIN KURTI: PËRPJEKJA PËR RIKONFIGURIMIN E PROFILIT NDËRKOMBËTAR
Në anën tjetër, Albin Kurti po zhvillon një aktivitet të intensifikuar politik dhe diplomatik, në përpjekje për ta pozicionuar Kosovën si një aktor më të dukshëm në marrëdhëniet evropiane dhe euroatlantike.
Kjo strategji duhet kuptuar në kontekstin e problemeve që kanë shoqëruar politikën e jashtme të Kosovës gjatë viteve të fundit, veçanërisht raportet e tensionuara me disa partnerë ndërkombëtarë, vështirësitë në procesin e integrimit evropian dhe stagnimin e dialogut me Serbinë.
Më 11 nëntor 2026, Kurti zhvilloi në Paris një takim me përfaqësues të komisioneve për politikë të jashtme dhe çështje evropiane të Asamblesë Kombëtare franceze.
Në këtë paraqitje, ai theksoi orientimin evropian të Kosovës, kërkesën për avancimin e statusit të saj në procesin e integrimit dhe rëndësinë e marrëdhënieve me Francën.
Në mënyrë të veçantë, Kurti rikujtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i paraqitur në dhjetor 2022, ende pret një hap të mëtejshëm institucional.
Këto paraqitje dëshmojnë se qeveria e Kosovës po përpiqet të rikthejë diplomacinë në një dimension më aktiv dhe më të orientuar drejt partnerëve evropianë.
Megjithatë, pyetja themelore është nëse intensifikimi i aktiviteteve diplomatike do të shoqërohet me përmirësimin e realitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.
Për një shtet me njohje të kufizuar ndërkombëtare, diplomacia nuk mund të jetë vetëm komunikim politik!
Ajo duhet të jetë proces i vazhdueshëm negociimi, ndërtimi besimi, koordinimi strategjik me aleatët dhe krijimi i kushteve për zgjerimin e njohjeve dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë dimension, Kosova përballet me një sfidë që Shqipëria e ka tejkaluar institucionalisht: shndërrimin e orientimit euroatlantik nga aspiratë politike në status të konsoliduar ndërkombëtar.
Kurti mund të dëshmojë energji politike, vendosmëri dhe aftësi mobilizuese, por këto cilësi nuk e zëvendësojnë domosdoshmërisht kapitalin diplomatik, i cili ndërtohet përmes marrëdhënieve të qëndrueshme, kompromisit racional dhe besueshmërisë ndërkombëtare.
Prandaj, problemi i diplomacisë së Kurtit nuk është vetëm çështja e intensitetit të aktiviteteve, por edhe e efektivitetit të tyre.
Diplomacia nuk vlerësohet nga numri i konferencave dhe paraqitjeve publike, por nga aftësia për të prodhuar rezultate që përmirësojnë pozitën ndërkombëtare të shtetit.
RIVALITETI KURTI–PRESIDENTJA: KOMPETENCAT KUSHTETUESE APO MONOPOLI I PROTAGONIZMIT DIPLOMATIK?
Një dimension tjetër, potencialisht edhe më delikat i kësaj konkurrence, është marrëdhënia ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Ky rivalitet duhet analizuar në kontekstin e strukturës kushtetuese të Kosovës, e cila përcakton një sistem parlamentar me ndarje të kompetencave ndërmjet presidentit, qeverisë dhe Kuvendit, por njëkohësisht krijon hapësira të konsiderueshme për koordinim, bashkëpunim dhe, në rrethana të caktuara, konflikt institucional.
Presidentja e Kosovës ka kompetenca të rëndësishme në përfaqësimin e shtetit, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në ushtrimin e funksioneve të caktuara diplomatike. Kryeministri dhe qeveria, ndërkaq, kanë përgjegjësi për drejtimin e politikës së jashtme dhe zbatimin e saj.
Kjo do të thotë se politika e jashtme e Kosovës nuk mund të trajtohet si pronë ekskluzive e një institucioni ose e një personaliteti politik!
Përplasjet e mëparshme ndërmjet Kurtit dhe Vjosa Osmanit dëshmuan se koordinimi ndërmjet kryeministrit dhe presidentit mund të shndërrohet në konflikt politik, veçanërisht kur përfaqësimi ndërkombëtar interpretohet si instrument i prestigjit personal dhe i kontrollit mbi agjendën diplomatike.
Në këtë kontekst, nuk është e pabazuar të shtrohet hipoteza se një pjesë e rivalitetit politik mund të lidhet me konkurrencën për protagonizëm ndërkombëtar.
Megjithatë, për ta paraqitur këtë si motiv të provuar të konfliktit, do të nevojiteshin dëshmi konkrete, deklarata publike dhe dokumentacion institucional.
Justina Shiroka-Pula, e zgjedhur presidente më 7 tetor 2026 me 81 vota në Kuvend, vjen nga një profil akademik dhe institucional, duke qenë ekonomiste dhe ish-drejtuese e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Zgjedhja e saj u realizua në rrethana të ndërlikuara politike, pas krizës së zgjatur institucionale dhe marrëveshjeve ndërmjet partive parlamentare.
Ajo nuk mund të konsiderohet automatikisht si kundërshtare politike e Kurtit vetëm për shkak të pozitës së saj kushtetuese.
Përkundrazi, çështja themelore është nëse presidentja do të arrijë të ushtrojë kompetencat e saj në mënyrë autonome, profesionale dhe kushtetuese, pa u shndërruar në instrument të interesave të ndonjë partie politike.
Nëse ajo do të dëshmojë aftësi të veçantë në diplomaci, komunikim ndërkombëtar dhe përfaqësim shtetëror, atëherë mund të krijohet një konkurrencë reale e protagonizmit diplomatik me kryeministrin.
Por kjo nuk duhet të jetë konkurrencë për dominim personal!
Kosova nuk ka nevojë për dy diplomaci konkurruese, por për një diplomaci shtetërore të koordinuar, me kompetenca të respektuara dhe përgjegjësi të qarta.
Nëse presidentja dhe kryeministri do ta shndërronin politikën e jashtme në arenë rivaliteti personal, pasojat do të ishin të dëmshme për kredibilitetin e shtetit, veçanërisht në raportet me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
EDI RAMA DHE ALBIN KURTI: KONKURRENCË PËR PROTAGONIZMIN E HAPËSIRËS POLITIKE SHQIPTARE
Rivaliteti Rama–Kurti ka një dimension më të gjerë sesa marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave.
Ai lidhet me përpjekjen për të përcaktuar se cili prej tyre do të ketë ndikimin më të madh politik, simbolik dhe diplomatik në hapësirën shqiptare të Ballkanit.
Edi Rama, për shkak të pozitës së Shqipërisë në NATO, marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe përvojës së tij të gjatë në drejtimin e qeverisë, disponon një kapital diplomatik dhe institucional që Kurti nuk e ka në të njëjtën shkallë.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ndërsa Kosova vazhdon të kërkojë avancimin e integrimit euroatlantik dhe përballohet me kufizime që burojnë nga statusi i saj ndërkombëtar.
Në këtë kuptim, Rama ka përparësi strukturore në diplomacinë ndërkombëtare, e cila nuk buron vetëm nga aftësitë individuale, por edhe nga pozita juridike dhe gjeopolitike e shtetit që përfaqëson.
Nga ana tjetër, Kurti ka ndërtuar një profil politik të bazuar në mobilizimin elektoral, diskursin e sovranitetit, kundërshtimin e elitave tradicionale dhe pretendimin për një model të ri të qeverisjes shqiptare.
Ky profil i ka mundësuar të krijojë ndikim të konsiderueshëm në një pjesë të opinionit publik shqiptar, përtej kufijve të Kosovës.
Mirëpo, ndikimi në opinionin publik nuk është i njëjtë me autoritetin diplomatik dhe as me kapacitetin për të përfaqësuar interesat e përbashkëta të shqiptarëve.
Këtu qëndron një prej dallimeve themelore ndërmjet dy liderëve.
Rama e ndërton protagonizmin e tij mbi përvojën qeverisëse, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
Kurti, ndërkaq, përpiqet ta ndërtojë atë mbi legjitimitetin elektoral, diskursin e ndryshimit politik dhe pretendimin për një model alternativ të përfaqësimit shqiptar.
Por hapësira politike shqiptare nuk është pronë e asnjë kryeministri!
Ajo përbëhet nga shoqëri, shtete, institucione, parti, organizata dhe interesa të ndryshme, të cilat nuk mund të reduktohen në ambiciet e dy liderëve.
Nëse rivaliteti Rama–Kurti do të shndërrohej në një përpjekje për monopolizimin e përfaqësimit politik shqiptar, kjo do të ishte një zhvillim i papërshtatshëm për pluralizmin demokratik dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një lider të vetëm që pretendon të përfaqësojë të gjithë hapësirën shqiptare, por për institucione demokratike, bashkëpunim ndërmjet dy shteteve dhe koordinim strategjik të interesave kombëtare.
Një dimension tjetër i rëndësishëm i kësaj analize është legjitimiteti elektoral i dy kryeministrave.
Në Shqipëri, Edi Rama dhe Partia Socialiste arritën një rezultat të konsiderueshëm në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke siguruar rreth 52 për qind të votave dhe një shumicë të gjerë parlamentare.
Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, mbeti forca kryesore politike në zgjedhjet e vitit 2025, por rezultati i saj nuk ishte identik me atë të Partisë Socialiste në Shqipëri.
Krahasimi ndërmjet rezultateve zgjedhore duhet të bëhet me kujdes, duke marrë parasysh sistemet zgjedhore, pjesëmarrjen, numrin e votuesve dhe kontekstin politik të secilit shtet.
Megjithatë, një përfundim është i qartë: mandati elektoral nuk është licencë për arrogancë politike, por përgjegjësi për qeverisje demokratike.
Në demokracitë bashkëkohore, fitorja zgjedhore nuk e eliminon opozitën, nuk e anulon kontrollin institucional dhe nuk e shndërron shumicën parlamentare në autoritet absolut.
Nëse një lider interpreton rezultatin zgjedhor si dëshmi të epërsisë së pakufizuar personale, atëherë demokracia rrezikon të shndërrohet nga sistem i konkurrencës politike në sistem të dominimit të shumicës.
Ky problem është veçanërisht i rëndësishëm në Kosovë, ku polarizimi politik, krizat institucionale dhe përplasjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë dëmtuar funksionimin normal të institucioneve.
Në Shqipëri, gjithashtu, shumica e konsiderueshme parlamentare e Partisë Socialiste nuk duhet të interpretohet si eliminim i nevojës për kontroll institucional, transparencë dhe përgjegjësi politike.
Në këtë aspekt, Rama dhe Kurti përballen me të njëjtën sfidë demokratike: të dëshmojnë se janë të aftë të qeverisin jo vetëm përmes shumicës, por edhe përmes respektimit të kufizimeve kushtetuese dhe të pluralizmit politik.
PËRPARËSIA DIPLOMATIKE E RAMËS DHE LIMITET STRUKTURORE TË KURTIT
Në një vlerësim krahasues të diplomacisë së dy kryeministrave, duhet pranuar se Edi Rama disponon përparësi të konsiderueshme ndaj Albin Kurtit.
Kjo përparësi buron nga disa faktorë themelorë:
● Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka marrëdhënie të konsoliduara me institucionet euroatlantike.
● Shqipëria ka një status të konsoliduar ndërkombëtar dhe përfaqësohet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
● Rama ka përvojë shumëvjeçare në diplomaci, negociata dhe komunikim me liderët evropianë.
● Integrimi evropian i Shqipërisë është avancuar deri në hapjen e të gjithë kapitujve negociues dhe mbylljen e përkohshme të disa prej tyre.
● Shqipëria ka mundësi të marrë pjesë në iniciativa dhe forume rajonale e ndërkombëtare në një shkallë më të gjerë se Kosova.
Kosova, ndërkaq, përballet me pengesa që nuk mund të kapërcehen vetëm përmes aktiviteteve personale të kryeministrit.
Mosnjohja nga pesë shtete të Bashkimit Evropian, mungesa e anëtarësimit në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe stagnimi i procesit të normalizimit me Serbinë, përbëjnë kufizime strukturore të diplomacisë së saj.
Këto pengesa nuk janë domosdoshmërisht rezultat vetëm i politikave të Kurtit, por mënyra e menaxhimit të marrëdhënieve me aleatët mund të ndikojë në përshpejtimin ose ngadalësimin e tejkalimit të tyre.
Prandaj, kritika ndaj diplomacisë së Kurtit duhet të jetë e argumentuar dhe të dallojë ndërmjet faktorëve të jashtëm dhe përgjegjësisë së brendshme politike.
Një diplomaci e suksesshme kërkon jo vetëm mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe aftësinë për të ndërtuar konsensus me partnerët, për të menaxhuar mosmarrëveshjet dhe për të shmangur izolimin diplomatik.
Në këtë kuptim, përparësia e Ramës nuk duhet të interpretohet si epërsi absolute personale, por si rezultat i një kombinimi të përvojës, pozitës shtetërore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
RIVALITETI LIDERIST DHE PASOJAT PËR BASHKËPUNIMIN SHQIPTAR
Një prej rreziqeve më të mëdha të rivalitetit Rama–Kurti është mundësia që marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës të ndikohen nga konkurrenca personale e liderëve.
Në vend që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të mbështetet mbi interesa strategjike, zhvillim ekonomik, siguri, integrim evropian dhe koordinim diplomatik, ai mund të shndërrohet në një arenë të rivalitetit për prestigj dhe protagonizëm.
Ky rrezik është veçanërisht i rëndësishëm në kushtet e një Ballkani Perëndimor që përballet me sfida të shumta gjeopolitike.
Serbia vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në rajon, ndërsa ndikimi rus dhe konkurrenca ndërmjet fuqive të mëdha e bëjnë edhe më të domosdoshëm koordinimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këto rrethana, rivaliteti personal ndërmjet kryeministrave mund të dobësojë aftësinë e dy shteteve për të vepruar në mënyrë të koordinuar.
Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të varet nga afërsia ose antagonizmi ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Ai duhet të mbështetet mbi marrëveshje institucionale, mekanizma të përhershëm koordinimi dhe objektiva strategjikë afatgjatë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fushat e sigurisë, mbrojtjes, energjisë, transportit, arsimit, ekonomisë dhe diplomacisë.
Në këtë kontekst, një marrëdhënie funksionale ndërmjet kryeministrave nuk kërkon domosdoshmërisht pajtim ideologjik ose afërsi personale.
Ajo kërkon maturi politike, respekt institucional dhe aftësi për të dalluar interesat shtetërore nga ambiciet individuale.
Rivaliteti ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurtit, si dhe konkurrenca e mundshme institucionale ndërmjet Kurtit dhe presidentes Justina Shiroka-Pula, përfaqësojnë një fenomen politik që duhet analizuar përtej retorikës së zakonshme partiake!
Në thelb, kemi të bëjmë me një konkurrencë për autoritet politik, legjitimitet, prestigj ndërkombëtar dhe ndikim në hapësirën shqiptare të Ballkanit.
Edi Rama, për shkak të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë dhe përvojës së tij diplomatike, disponon përparësi të konsiderueshme në këtë konkurrencë.
Albin Kurti, ndërkaq, përpiqet të ruajë legjitimitetin elektoral dhe të konsolidojë profilin e tij politik përmes një diplomacie më aktive dhe të një diskursi të fuqishëm të sovranitetit.
Megjithatë, as përparësia diplomatike e Ramës dhe as legjitimiteti elektoral i Kurtit nuk duhet të shndërrohen në instrumente të dominimit personal!
Në rastin e Kosovës, presidentja Justina Shiroka-Pula ka mundësinë të dëshmojë një model të përfaqësimit institucional që nuk mbështetet në rivalitetin personal, por në profesionalizmin diplomatik, koordinimin kushtetues dhe interesat strategjike të shtetit.
Nëse ajo arrin të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës, ky do të ishte një zhvillim pozitiv për vendin, pavarësisht se cilit personalitet politik do t’i atribuohej protagonizmi.
Në fund të fundit, problemi kryesor i politikës shqiptare në Ballkan nuk është mungesa e liderëve ambiciozë, por mungesa e një kulture të konsoliduar të bashkëpunimit institucional dhe të përgjegjësisë demokratike.
Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për një garë të pafundme të liderëve për dominimin e hapësirës shqiptare.
Ato kanë nevojë për diplomaci të koordinuar, institucione të forta, integrim euroatlantik dhe një politikë që e vendos interesin shtetëror mbi protagonizmin personal!
Historia politike e shqiptarëve në Ballkan nuk mund të ndërtohet mbi rivalitetin e dy kryeministrave, por mbi aftësinë e tyre për të bashkëpunuar në funksion të interesave strategjike të dy shteteve dhe të perspektivës euroatlantike të kombit shqiptar.
Në këtë kuptim, sfida e vërtetë për Ramën, Kurtin dhe presidenten Shiroka-Pula nuk është se kush do të dominojë politikisht, por se kush do të kontribuojë më shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike, në përmirësimin e pozitës ndërkombëtare dhe në krijimin e një perspektive më të qëndrueshme për shqiptarët në Ballkan!
Preshevë, më 14 nëntor 2026
Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…
Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…
Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…
Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…
Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…
Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…
Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…
Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…
Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…
Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…
Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…
Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….
Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…
Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Në filozofinë e historisë, ekziston një e vërtetë e pamëshirshme që përsëritet në fatin e popujve të vegjël: asnjë pushtues i jashtëm nuk mund ta mposhtë përfundimisht një komb, nëse ai komb nuk prodhon…
Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është…
Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me dhimbjen e historisë, krenarinë e identitetit dhe të drejtën për barazi shtetërore. Ka momente në historinë e një shteti kur politika duhet të ndalet dhe të dëgjojë zërin e…
Ligji për Dhomat e Specializuara do të rikthehet në Kuvend "më së largu të hënën" dhe do të kalojë me votat e Vetëvendosjes. Këtë e paralajmëroi mbrëmë ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…
Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…
Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…
Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…
Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në…
Prej dy ditësh po lexoj lajmin për vdekjen e Xhevat Prekazit, një mitrovicas shqiptar, apo, më konkretisht, një emër i njohur i futbollit të ish-Jugosllavisë. Ndarja e tij nga jeta kërkon përmbajtje dhe respekt për dhimbjen e familjes…
Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…
Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…
Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…
Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…
Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…
Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…
Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…
Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…
Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…
Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…
Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…
Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…
Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…
Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…
Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…
Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…
Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…
Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…
Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…
Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…
Lirim Gashi: Halilaj mund ta ndihmojë Gërvallën t’ia heqë maskën drejtësisë së kapur
Mos votoni të hënën një ligj që askush nuk e ka lexuar
Prof. Dr. Mehdi Hyseni – Intelektuali që ia kushtoi jetën dijes, diplomacisë dhe idealit të shqipërisë natyrale
Mickoski, shteti nuk është pronë e një populli!
Përplasja e protagonizmit politik, diplomacisë dhe ambicieve lideriste në Tiranë dhe Prishtinë
Politika – Deputetët dhe kultura e komunikimit në Kosovë!
Triumfi i Kombit/Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni e tradhtia!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, në mes të spekulimeve…
Aktorja dhe ylli i reality show-t Ferne McCann ka rrëfyer në autobiografinë e saj të vitit 2016 se kishte kryer…
