TË FUNDIT

Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Izrael: Kush ishte më i miri dhe kush më i dobëti?

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras pa gola me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ e nisën më mirë takimin duke dominuar si në aspektin e posedimit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve për gol, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan për Kosovën pas përjashtimit të Veldin Hoxhës, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë barazim Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe aktualisht renditet e dyta në grup, por me një ndeshje më shumë se Irlanda dhe Austria që do të përballen në mbrëmje.

Lojtari më i mirë te Kosova sipas Sofascore ishte Ilir Krasniqi i cili u vlerësua me notën 7.6.

Me paraqitje pozitive kaluan edhe Amir Saipi që mori notën 7.3 si dhe Kreshnik Hajrizi dhe Edon Zhegrova me 7.1 dhe 7.0 respektivisht.

Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Veldin Hoxha i cili mori vetëm një 6.2 pas kartonit të kuq.

Lojtari i ndeshjes ndërkohë ishte portieri mysafir Daniel Peretz i cili mori notën 7.8 pas disa pritjeve vendimtare.

Notat e lojtarëve të tjerë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *