TË FUNDIT

Nis projekti për kolektorin e ujërave të zeza në Lugun e Leshanit, pritet të përfundojë brenda 24 muajve

Anëtari i Kuvendit Komunal të Pejës, Elbasan Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur realizimi i projektit për kolektorin kryesor të rrjetit të ujërave të zeza në Lugun e Leshanit.

Sipas Krasniqit, para banorëve të fshatrave të kësaj treve është prezantuar projekti dhe traseja nëpër të cilën do të kalojë kolektori.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, i cili synon të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.

Punimet kanë nisur me matjet në terren, ndërsa sipas njoftimit projekti pritet të përfundojë brenda 24 muajve.

Krasniqi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, nënkryetarin Fatmir Asllani dhe të gjithë personat që kanë kontribuar në realizimin e projektit.

Ai ka theksuar se për përfundimin me sukses të projektit kërkohet edhe bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i banorëve të komunitetit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *