TË FUNDIT

Përfundon rregullimi i shtratit të Gurrës së Vërmicës, ndërtohet kanal 280 metra i gjatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në rregullimin e shtratit të Gurrës së Vërmicës, ku është ndërtuar një kanal në gjatësi prej 280 metrash.

Sipas njoftimit të Totajt, krahas ndërtimit të kanalit, është bërë edhe hapja dhe rregullimi i rrugës në të njëjtën gjatësi, duke lehtësuar qasjen e blegtorëve në pronat dhe hapësirat ku mbajnë bagëtinë.

Kjo ndërhyrje synon parandalimin e përmbytjes së tokave bujqësore, menaxhimin më të mirë të ujërave dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarisë së blegtorëve të kësaj zone.

Përfundimin e punimeve nga afër e ka inspektuar drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *