Përballja e Zvicrës me Maqedoninë e Veriut, Yakin dhe Amadouni flasin edhe për Jasharin e Xhakën
Zvicra do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen e tyre të katërt në Ligën e Kombeve, që do ndodhë të martën.
E para ndeshjes, Murat Yakin dhe Zeki Amdouni kanë mbajtur një konferencë për media, ku ndër tjera kanë folur për shanset e Zvicrës ndaj MK-së, duke dhënë edhe mendimet e tyre për kundërshtarët.
Shpresat e përfaqësuesve të futbollit zviceran janë që të fitohet ndeshja ndaj Maqedonisë dhe po flitet për përmirësime në fushë, duke ditur rëndësinë e Ligës A.
Nga ana tjetër, Yakin dhe Amadouni kanë folur edhe për lojtarët shqiptarë, që janë pjesë e ekipit kombëtar zviceran.
Yakin ka komentuar Jasharin, duke thënë se ai ka cilësi dhe vetëbesim, prandaj, i takon atij të lërë gjurmë në këtë ndeshje, shkruan Blick , transmeton Telegrafi.
Yakin për Jasharin po ashtu ka thënë se ai po përballet me konkurrencë të fortë te Milani, por tani i është dhënë një shans me ekipin kombëtar, duke shtuar se është i lumtur që është pjesë e tyre.
Kurse, Amdouni u pyet nëse mendon se ka humbur një vëlla të madh me mungesën e Xhakës, mirëpo, ai u shpreh i qartë se në këtë rast "Nuk ka vëlla të madh, ne vetëm sigurohemi që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin", përgjigjet ai.
Amadouni thekson se brezi i tij shkon mirë me njëri-tjetrin dhe kalojnë kohë të çmuar bashkë, duke qeshur shumë së bashku. Ai shton se kjo ndoshta është edhe për shkak të faktit se në ekip ka shumë lojtarë zviceranë që flasin frëngjisht.
Krejt në fund, Amadouni tha se interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, duke u shitur 15.000 bileta deri më tani, nga kapaciteti që është deri në 16.000 bileta. /Telegrafi/
