POLITIKATË FUNDIT

Peci përplaset me mediat lokale në Mitrovicë: S’po më rrihet pa më sha ndonjë medium

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci është deklaruar sot në mbledhjen e kryesisë se nuk po i “duron” dot disa prej mediave lokale.

Madje ai u bënte thirrje që të shkruajnë edhe më tepër lajme kundër tij e punës në komunë, pasi siç thoshte nuk po rrihet.

“Mos pritni që keni me pas buxhetin e qytetarit…Harroheni atë, çdo ditë ka 20 në ditë bile mu nuk më rrihet pa më sha ndonjë kësi mediumi që quhet në Mitrovicë. Pra ju inkurajoj si gjatë fushatës, 50 shkrime kundër meje se s’po më rrihet. Ngjarja të tille të rreme kom me ju përgjigj se mendoj se vlen edhe për demokracinë se këto mediat e ashtuquajtura lokale e ka guximin me thanë çka do për mu, edhe drejtoresha e një shkolle atje e ka të drejtën e lirinë me dal e me shpif, edhe shpifja është pjesë e demokracisë por duhet me u sanksionua PASTAJ me një vendim të Gjykatës”, deklaroi Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *