TË FUNDIT

Peci nënshkruan kontratën për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës informuese të trafikut në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se ky projekt synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e organizimit të trafikut për qytetarët.

“Nënshkruam kontratën për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës informuese të trafikut”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se përmes këtij projekti synohet të ketë “më shumë siguri, sinjalizim më të mirë dhe trafik më të organizuar për qytetarët e Mitrovicës”.

Në postimin e tij, Peci nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e kontratës, kompaninë përfituese apo afatin e realizimit të projektit. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *