Pas sulmit në Skenderaj, Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Lushtakut: Trimëria nuk matet me sulme në shesh, por me…!
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku kryetari i komunës, Sami Lushtaku, sulmoi fizikisht kryetarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kritikuar ashpër sjelljen e Lushtakut, duke thënë se “gjenerali i vërtetë nuk del rrugëve me grushta ndaj kundërshtarëve politikë”.
Ajo theksoi se trimëria nuk dëshmohet me sulme fizike, por me karakter dhe përballje demokratike.
“Gjenerali i vërtetë nuk del rrugëve me grushta ndaj kundërshtarëve politik.
Trimëria nuk matet me sulme në shesh, por me karakter. Karakteri Samqes”, ka shkruar Matoshi, përcjell “Bota sot”.
