POLITIKATË FUNDIT

Geci me deklaratë të fortë: Ajo që ndodhi në Skenderaj është pasqyrë e një të kaluare të errët!

Pas incidentit në Skenderaj, ku kryetari i komunës Sami Lushtaku u përfshi në një përplasje fizike me kryetarin e degës së LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar edhe Halil Geci.

Përmes një postimi në Facebook. Geci e lidhi ngjarjen me, siç tha ai, “strukturat kriminale” që sipas tij kanë ushtruar dhunë politike ndër vite në Kosovë, veçanërisht ndaj anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së para dhe pas luftës.

Ai deklaroi se dhuna, kërcënimet dhe sulmet ndaj kundërshtarëve politikë kanë qenë të pranishme për dekada, derisa shtoi se drejtësia në Kosovë nuk duhet t’i lihet “kallashit”, por forcimit të shtetit ligjor dhe institucioneve të drejtësisë, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Drejtësi nuk duhet t’i lihet kallashit – Kosova ka nevojë për shtet dhe ligj

“Kështu i ka ndodhur LDK-së për 20 vjet me radhë, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, nga të njëjtat struktura kriminale.

Janë vrarë, rrahur dhe maltretuar njerëz vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së, të Ibrahim Rugovës dhe vetëm pse mbronin Kushtetutën e Kaçanikut.

Na sulmonin natën me maska, na quanin tradhtarë dhe “parti të regjistruar në Beograd”.

Kjo strukturë u qetësua vetëm kur mori pushtetin me dhunë dhe kur LDK-ja, pas Rugovës, u bë pjesë e tyre, atëhere dhe sot.

Këto struktura mund të ndalen vetëm kur Kosova ta forcojë drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Deri atëherë, drejtësinë vazhdon ta diktojë kallashi.

Dhe pikërisht për të mos ia lënë drejtësinë kallashit, duhet ta forcojmë sa më shpejt sistemin e drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *