Pas fitores së Austrisë ndaj Irlandës, ja si qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve
Fitorja e Austrisë ndaj Irlandës ka ndryshuar situatën në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, duke ia bërë edhe më të qartë Kosovës atë që i duhet në ndeshjen e fundit për ta siguruar pozitën e dytë.
Austria triumfoi me rezultat 1-0 ndaj irlandezëve dhe tashmë ka 11 pikë, duke e siguruar vendin e parë në grup. Kosova renditet e dyta me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda mbetet në pesë pikë. Izraeli është i fundit me tri pikë.
Rrjedhimisht, Dardanët nuk e kanë më mundësinë për ta kapur Austrinë në krye, por vazhdojnë ta kenë në duart e tyre pozitën e dytë, e cila dërgon në ‘play-off’ për promovim në Ligën A.
Pas këtij rezultati, Austria ka shkuar në 11 pikë, ndërsa Kosova mbetet me gjashtë. Irlanda, e cila pësoi humbje, ka pesë pikë. Izraeli ka tri pikë.
Në xhiron e fundit, të martën, më 17 nëntor, Kosova do të përballet me Irlandën në Dublin, ndërsa Austria do të jetë mysafire e Izraelit. Të dyja ndeshjet zhvillohen në orën 20:45.
Llogaritë për Dardanët janë tashmë të qarta. Kosova nuk e ka të domosdoshme fitoren ndaj Irlandës, pasi edhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për ta siguruar pozitën e dytë në grup.
Me një fitore, Kosova do të shkonte në nëntë pikë dhe do ta përfundonte grupin në vendin e dytë. Ndërsa, në rast të një barazimi, Dardanët do të arrinin në shtatë pikë, një më shumë se Irlanda, e cila do të mbetej me gjashtë.
Kësisoj, Kosova e ka fatin në duart e veta dhe nuk varet nga rezultati i ndeshjes tjetër për ta siguruar pozitën e dytë. Një barazim në Dublin do të mjaftonte për ta arritur këtë objektiv.
Në rast të humbjes, Irlanda do të shkonte në tetë pikë dhe do ta merrte pozitën e dytë, ndërsa Kosova do të mbetej me gjashtë pikë.
Në këtë skenar, Dardanët do të përfundonin në pozitën e tretë nëse Izraeli nuk e mposht Austrinë.
Megjithatë, nëse Izraeli triumfon ndaj Austrisë, atëherë do të arrinte gjithashtu në gjashtë pikë dhe do të hapej mundësia e barazimit mes Kosovës dhe izraelitëve.
Meqë dy përballjet direkte mes tyre përfunduan pa gola, renditja do të përcaktohej nga kriteret pasuese të UEFA-s, përfshirë goldallimin e përgjithshëm.
Pas fitores ndaj Irlandës, Austria ka arritur në 11 pikë dhe e ka siguruar pozitën e parë në grup, që nënkupton promovimin direkt në Ligën A.
Kështu, për Kosovën objektivi i vetëm në ndeshjen e fundit është ruajtja e pozitës së dytë, e cila i mundëson të luajë në 'play-off' për promovim në elitën e futbollit evropian./ Telegrafi /
