Paditësi kërkon anulimin e vendimit, me të cilin u anulua konkursi për Zyrtar të Gjendjes Civile
Në Gjykatën Administrative në seancën e së mërkurës, në rastin ku paditësi Visar Misini ka paditur Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) dhe Komunën e Vitisë, ka kërkuar anulimin e vendimit të KPMSHCK-së lidhur me anulimin e konkursit për pozitën Zyrtar i Gjendjes Civile dhe realizimin e së drejtës për punësim në këtë pozitë.
Në fillim të seancës përfaqësuesi i paditësit Misini, avokati Sherif Sherifi ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë, me të cilën është kërkuar anulimi i vendimit të KPMSHCK-së të datës 7 prill 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Mbetem në tërësi pranë padisë, gjegjësisht kërkesëpadisë të dorëzuar pranë kësaj Gjykate, ku kam kërkuar anulimin e aktvendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, ka deklaruar avokati Sherifi.
Sipas tij, çështja duhet të shqyrtohet edhe në aspektin e ligjshmërisë së vendimit dhe jo vetëm në bazë të përfundimit formal të paraqitur nga KPMSHCK.
Sherifi tha se vendimi i kundërshtuar është nxjerrë mbi një konstatim të pasaktë të gjendjes faktike dhe një interpretim të zgjeruar të kushteve të konkursit, duke ia ngarkuar paditësit pasojat e një gabimi të mundshëm të administratës.
Avokati Sherifi tha se paditësi kishte aplikuar në konkursin publik, të datës 8 nëntor 2024, për pozitën “Zyrtar i Gjendjes Civile”, ndërsa pas verifikimit të dokumentacionit ishte përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve. Tha se paditësi kishte kaluar testimin profesional dhe intervistën me gojë, ndërsa në përfundim kishte marrë 87.2 pikë dhe ishte renditur i pari në listën e kandidatëve.
Megjithatë, pas shpalljes së rezultateve, sipas avokatit Sherifi, Kryetari i Komunës së Vitisë kishte anuluar konkursin.
Sherifi ka theksuar se KPMSHCK e kishte anuluar vendimin e Kryetarit të Komunës, por më pas kishte anuluar edhe vetë konkursin, me arsyetimin se paditësi nuk e kishte plotësuar kriterin e përvojës së punës pas diplomimit.
Sipas avokatit Sherifi, në konkurs ishte kërkuar një vit përvojë pune, por nuk ishte specifikuar se përvoja duhej të ishte para apo pas diplomimit.
Sipas tij, paditësi kishte përvojë pune edhe pas përfundimit të studimeve, duke iu referuar kontratës së punës me një kompani dhe përvojës së mëhershme të punës, duke ia dorëzuar Gjykatës edhe provat për këtë kontratë.
Më pas, gjykatësi i rastit, Rexhep Bllaca ka lexuar përgjigjet në padi të palëve të paditura, përkatësisht përgjigjen e KPMSHCK-së të datës 22 qershor 2026 dhe përgjigjen e Komunës së Vitisë të datës 1 korrik 2026.
Pastaj, u bë administrimi i provave, mes tyre: vendimi për anulimin e konkursit për pozitën “Zyrtar i Gjendjes Civile”, vendimi i KPMSHCK-së A.nr.268/2025, ankesa e paditësit, njoftimi për listën përfundimtare të kandidatëve, konkursi publik i 8 nëntorit 2024, diploma, kontrata e punës dhe pasqyra e Trustit Pensional.
Pas administrimit të provave, Gjykata ka shpallur të mbyllur procedurën e administrimit të provave. Ndërkaq, në fjalën përfundimtare, avokati Sherifi ka deklaruar se nga provat e administruara është vërtetuar se kërkesëpadia është e bazuar dhe se vendimi i KPMSHCK-së duhet të anulohet.
“Këshilli ka arritur në përfundim se paditësi nuk e ka plotësuar kriterin e përvojës së punës pas diplomimit, mirëpo ky përfundim është nxjerrë pa u vlerësuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë të gjitha faktet relevante”, ka thënë Sherifi.
Ai i ka propozuar Gjykatës që ta aprovojë kërkesëpadinë, ta anulojë vendimin e KPMSHCK-së dhe ta urdhërojë Komunën e Vitisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e së drejtës së paditësit sipas konkursit publik dhe kthimin e tij në marrëdhënie pune në pozitën Zyrtar i Gjendjes Civile.
Në fund, gjykatësi i rastit Rexhep Bllaca ka përfunduar seancën dëgjimore, duke njoftuar se palët do të informohen me shkrim për vendimin përfundimtar dhe do të ftohen në mënyrë të rregullt.
Në seancë, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e KPMSHCK-së dhe Komunës së Vitisë, të cilët sipas gjyqtarit, ishin ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa me shkresat e 26 dhe 30 shtatorit, kishin arsyetuar mungesën dhe kishin deklaruar se seanca mund të mbahej edhe pa praninë e tyre.
Ndryshe, me padinë e paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, Visar Misini, ka paditur Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) dhe Komunën e Vitisë, duke kërkuar hapjen e konfliktit administrativ për shkak të heshtjes administrative të KPMSHCK-së dhe mosnënshkrimit të akt-emërimit për pozitën Zyrtar në Gjendjen Civile nga Kryetari i Komunës së Vitisë.
Paditësi më 3 shkurt 2025 ka ushtruar ankesë në KPMSHCK me arsyetimin se Kryetari i Komunës së Vitisë nuk i ka nënshkruar kontratën e punës pasi ai doli fitues i konkursit publik. KPMSHCK-ja më 19 mars 2025 e ka njoftuar se afati për vendosje është shtyrë për 10 ditë pune, por edhe pas kësaj shtyrjeje, nuk ka dhënë asnjë përgjigje apo vendim.
Pala paditëse pretendon se kjo mungesë e përgjigjes brenda afatit ligjor përbën heshtje administrative sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Sipas padisë, paditësi ka konkurruar në konkursin publik të 8 nëntorit 2024, ka kaluar testin me shkrim me 63.6 pikë dhe intervistën me gojë me 23.6 pikë, duke arritur gjithsej 87.2 pikë. Ai është shpallur kandidat fitues në listën përfundimtare dhe brenda afatit të ankesave nuk ka pasur asnjë ankesë. Më tej, thuhet se Njësia e personelit ka përgatitur kontratën dhe e ka dërguar te Kryetari për nënshkrim, por Kryetari ka refuzuar ta nënshkruajë me arsyetimin se ka anuluar konkursin, pa e njoftuar fare paditësin për këtë.
Pala paditëse pretendon se ky veprim i Kryetarit është arbitrar dhe në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Rregulloren për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, pasi kompetenca për rekrutim i takon Njësisë së Burimeve Njerëzore e cila nuk ka pasur asnjë vërejtje për procedurën.
Bazuar në këto, paditësi kërkon që Gjykata të pranojë padinë si të bazuar, të konstatojë heshtjen administrative të KPMSHCK-së, të anulojë refuzimin e nënshkrimit të kontratës nga Kryetari i Komunës së Vitisë, të urdhërojë nënshkrimin e akt-emërimit sipas listës përfundimtare dhe të ngarkojë Komunën e Vitisë me shpenzimet e procedurës gjyqësore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me vendimin e datës 20 dhjetor 2024 kishte anuluar konkursin publik për pozitën Zyrtar për Gjendjen Civile, siç thuhet në dokument, duke e bazuar në kompetencat e tij ligjore sipas nenit 53 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Përmes përgjigjes në padi, e paditura e dytë Komuna e Vitisë, e kundërshtoi në tërësi kërkesëpadinë e paditësit Misini si të pabazuar në prova dhe në ligj. Komuna thekson se padia është e paqartë dhe e palejuar, pasi KPMSHCK-ja tashmë ka nxjerrë vendimin, prandaj kërkesa për heshtje është e paarsyeshme dhe duhet hedhur poshtë.
Po ashtu, aty thuhet se Komuna nuk ka legjitimitet pasiv real, sepse procedurat janë bartur te KPMSHCK, e cila ka vendosur të refuzojë ankesën. Dhe se konkursi është anuluar sepse padisësi nuk i ka plotësuar kriteret.
Pala e paditur theksoi se edhe pretendimi për diskriminim është absurd dhe i pabazuar, pasi anulimi i konkursit është bërë për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore, e jo për ndonjë arsye të ndaluar nga Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Andaj, Komuna i propozoi Gjykatës ta hudh padinë si të palejuar ose ta refuzojë në tërësi si të pabazuar.
Kurse, KPMSHCK-ja në përgjigje në padi thekson se Kryetari i Komunës anuloi konkursin pasi paditësi nuk i ka plotësuar kriteret sepse përvoja e tij e punës ishte para diplomimit. Andaj, propozoi që Gjykata të refuzojë padinë si të pabazuar dhe të vërtetojë vendimin si të bazuar në ligj.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, duke e përshëndetur zgjedhjen e saj dhe duke theksuar se institucionet tash kanë përpara…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, brenda presidencës, ku po zhvillohet ceremonia inauguruese e kryetares së re të shtetit, Justina Shiroka-Pula. Në pamjet e siguruara, Kurti dhe Osmani shihen…
Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka – Pula, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki në një intervistë për Kosovapress ka theksuar që nuk ka asnjë vërejtje për…
Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen. Gruda tha se kjo nuk bie ndesh me obligimet ndërkombëtare që i ka Kosova. Ai theksoi se Kushtetuta nuk…
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke theksuar që pas një viti e tetë muajsh, tri palë zgjedhjesh parlamentare dhe një periudhe të…
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet e partnerëve ndërkombëtarë se amendamentet për Dhomat e Specializuara mund të jenë në kundërshtim me detyrimet…
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes së presidentes, por njohësit e çështjeve juridike thonë se iniciativat e tyre nuk nisin vetvetiu procedurë…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitatku, ka falënderuar Çlirim Hazirin, organizatorin e protestave të mbajtura për 21 ditë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbrojtje të…
Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë. Haradinaj, përmes një…
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të…
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me vendimin e gjashtë deputetëve të partisë për të mos votuar kandidaten për presidente. Gecaj ka thënë se LDK-ja, sipas tij, duhej të pranonte vetëm një kandidat të saj,…
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit. “Urimet e mia të…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi, Hargreaves i ka uruar suksese Presidentes së re në…
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka shpallur 19 lista zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, ndërsa votuesit nga Kosova do të votojnë në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Votuesit nga Kosova…
Kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, priti në takim Major Hector Zayas, Shef i Zyrës Ligjore në Kampin Bondsteel, ku u diskutua për organizimin, mbarëvajtjen e punës dhe sfidat e Gjykatës Administrative, si një gjykatë e re dhe…
Xhevat Dajaku, vëllai i ish-pjesëtarit të afërt të sigurimit të presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike. Në një postim në rrjetet sociale, Dajaku ka kritikuar LDK-në dhe disa prej…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të…
Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet të trajtohet “sikur të jetë një lojë”, ndërsa ka kërkuar nga partia e saj të kthjellet dhe…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar që votimi i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka – Pula, tregon siç thotë ai, se që nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje qenka i pranueshëm një president…
Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe privat me përkrahjen e partnerëve strategjikë, i bënë këta hapa më të…
Aktori i njohur Çun Lajçi ka uruar Justina Shiroka Pulën pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës. Në një postim emocional, Lajçi ka kujtuar babanë e saj, Simon Shirokën, dhe një takim të viteve të…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit. Schuebel ka shprehur shpresën për një stabilitet të ripërtërirë…
Ish zyrtarja dhe ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kritikuar ashpër LDK-në duke e quajtur humbëse të madhe. “Mbrëmë kah zyrat e saj nuk kaloi kush as gjë tjetër veç hijes së një…
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar mundësinë e kontestimit të zgjedhjes së presidentes së Kosovës. Cakolli tha se vendimi i Kuvendit mund të kontestohet drejtpërdrejt nga së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta paraqesin…
Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi, ka kritikuar gjashtë deputetët e LDK-së pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës. Gacaferi iu drejtua deputetes Hykmete Bajrami, duke thënë se ajo kishte gabuar dhe se veprimet e gjashtë…
Në mesnatën e 6 tetorit, në dy seanca të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës votoi në lexim të dytë ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale dhe zgjodhi Presidenten e Kosovës, duke shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të…
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Mustafa tha se marrëveshja e arritur dëshmon se kundërshtari politik nuk është armik dhe se Kosova duhet të bashkohet rreth…
Sot do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës. Sipas agjendës mediale të Presidencës, në…
Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke vlerësuar se përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për stabilitet politik dhe institucional janë kurorëzuar me sukses. Në reagimin e tij,…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit institucionale në Kosovë, duke thënë se nata e kaluar mund të jetë një kthesë për shtetin dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Hamza tha se shteti…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD vlerëson Shirokën si një figurë të shquar…
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas votimit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Sadiku tha se dita e votimit ishte “dita më e rëndë” e karrierës së tij politike, por theksoi se kishte vendosur…
Analisti Kujtim Hajdaj ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Hajdaj ka kritikuar gjashtë deputetë të LDK-së, duke pretenduar se me votën e tyre i dhanë postin e presidentes PDK-së dhe nuk…
Analisti Rron Gjinvoci ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Gjinvoci theksoi se nga shtatë presidentët e zgjedhur deri më tani, tre kanë qenë gra, ndërsa me zgjedhjen e Pulës, sipas tij, numri i presidenteve gra…
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në mesazhin e tij, ai e cilëson zgjedhjen e Presidentes së re si një moment…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti vlerësoi, sipas tij, pjekurinë politike…
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Koci tha se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për…
Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, përfundimi i urës pritet të bëhet brenda afatit të paraparë. “Ky…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës. Haxhiu tha se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje…
Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të rëndësishme institucionale, duke zgjedhur Presidenten e re të Republikës. Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quan…
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. “Urime, e dashur profesoreshë, për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës! 🇽🇰 Me respekt të…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së. Në reagimin e…
Gazetari Vullnet Krasniqi ka ngritur një skenar hipotetik lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë. Ai ka parashtruar mundësinë që ligji për Dhomat e Specializuara të rrëzohet në gjykatë, ndërsa zgjedhja e…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Përmes një mesazhi urimi, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të rrugëtimit të përbashkët të…
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e vendit. Ai tha se Kosova shpëtoi pa shkuar në zgjedhje…
Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri…
Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Ramabaja tha se zgjedhja e saj erdhi, sipas tij, falë “urtësisë dhe strategjisë” së kryeministrit Albin Kurti dhe e cilësoi…
Aktakuzë ndaj dy rojtarëve të Agjencisë së Pyjeve, dyshohet se nuk dorëzuan armët zyrtare
Maqedonci: Kosova po forcon kapacitetet e sigurisë dhe kontributin ndërkombëtar
Kraki për Gjyqin në Hagë: Shpresoj që do t’ia dalim ta fitojmë apelin
Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë dhe pa incidente
Kosova e kaloi provimin; këtë herë, pa ATA nga jashtë
Zgjedhja e zonjës Justina Shiroka-Pula për presidente, të jetë shembull edhe për fusha të tjera jetike, si në kryeministri, diplomaci…
Zgjedhja e presidentes së Kosovës: Një kapitull i ri për shtetin
Egoja për kult e Hashim Thaçit nuk realizohet me dhunë në Kosovë!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Aktorja e njohur britanike, Florence Pugh, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në New York, ku mori pjesë në…
Emma Thynn tërhoqi vëmendjen me një kopje të fustanit ikonik transparent të Kate Moss, teksa u shfaq në hapjen e…
