POLITIKATË FUNDIT

Padi ndaj dy të rinjve në Kumanovë, akuzohen se shkruajtën simbolin e UÇK-së tek një shoqatë serbe

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari vendas dhe një të mituri 16-vjeçar me shtetësi austriake, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose pakënaqësisë mbi baza kombëtare, fetare dhe të tjera diskriminuese”.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2026, kur dy të dyshuarituuan dyshohen se kanë shkruar grafite me përmbajtje fyese në objektin e Shoqatës Kulturore-Artistike serbe “Srpski Vez” në Kumanovë, duke shënuar mbishkrime me emërtimin e UÇK-së.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se pas sigurimit të dëshmive dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy personave është dorëzuar kallëzimi përkatës penal në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *