Uncategorized

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Është lista që Lidhja Demokratike e Kosovës e publikoi të mërkurën.

Në të janë plot 34 emra.

Përmes saj, ky subjekt politik, e bëri të ditur kryesinë e re.

Por në të, nuk figuroi më emri i ish-anëtares së kryesisë, Besa Gaxherri.

Vet Gaxherri tregoi se kryetari, Lumir Abdixhiku, nuk e njoftoi për largimin.

“Jo absolutisht nuk e kemi pasë ndonjë takim edhe pse unë kam pas herë pas herë komunikim personal me z.Abdixhikun për çështjet e Kosovës sepse shumë shpesh më kanë shqetësu ngjarjet dhe komunikimi i fundit ka qenë kur i kam kërkua nga ai që urgjentisht ti ketë organet e partisë që ne të dalim me veprim”, ka thënë Gaxherri.

Sipas Gaxherrit, largimi i figurave që kontribuuan për dekada, mund ta dëmtojë këtë parti.

“Të mos respektohet kontributi, vlerat shumë vjeçare e zyrtarëve të vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës që tashmë janë të paktë, fatbardhësisht LDK-ja tashmë ka përbërjen më të madhe të zyrtarëve të rinj, megjithatë nuk duhet të bëhet ose të ndodhë kjo shkëputja me ne të cilët kemi punuar me dekada, sepse kjo gjë do të dëmtoj LDK-në dhe jo neve si individ, sepse unë konsideroj se unë nuk kam nevojë shumë për LDK-në por duhet të ketë LDK-ja ka nevojë për mua, megjithatë kështu e ka parë z.Abdixhiku edhe do ti diskutojmë në vazhdimësi”, u shpreh tutje Gaxherri.

Por, Gaxherri nuk ishte ndryshimi i vetëm i listës së re të kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Në kryesinë e re të LDK-së, do të mungojnë edhe emrat si ai i profesorit, Muhamet Hamiti, ish-ministrja Vlora Dumoshi, ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, si dhe Florian Dushi e Driton Selmanaj.

Të gjithë këta, u zëvendësuan me Paris Gurin, Ukë Rugovën, Arbër Ismajlin, Ermal Sadikun, e disa të tjerë.

Për këtë, thotë se ka një shpjegim ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.

“Në këtë rast në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk kemi ndërrim apo ndarje në të vjetër dhe të rinj, unë më shumë e quaj në të ndëgjueshëm dhe në të padëgjueshëm, në servil dhe jo servil, në ata që punojnë për LDK-në dhe ata që janë aty për me punu përveti”, ka thënë Grainca.

Në fund, LDK tha se Kryetari në përputhje me udhëzimet dhe autorizimet e marra, do të propozojë së shpejti dhe Trupën Këshillëdhënëse, të përbërë nga figura të shquara të këtij subjekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *