Pa gola në derbin e Anamoravës
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.
Pavarësisht shumë rasteve nga të dy palët asnjëra nuk arriti t’i finalizojë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.
Sfida ishte tepër e baraspeshuar nga fillimi, ku Gjilani e nisi me disa aksione të shpejta, por iu mungoi finalizimi.
Drita gjithashtu ndërtoi disa raste të rrezikshme por edhe në këto raste iu mungoi “goditja finale”.
Kësisoj, të dy klubet u detyruan të pajtohen me nga një pikë.
Drita kësisoj qëndron në pozitën e tretë me 28 pikë ndërsa Gjilani një vend më poshtë me 23 sosh./ Telegrafi /
