TË FUNDIT

Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, fiton bindshëm ndaj Deportivo La Coruna

Barcelona nuk ka lënë hapësira për gabim duke përfituar nga lëshimi i Real Madridit, duke rritur edhe më shumë distancën në krye të La Liga-s.

Katalunasit zhvilluan një tjetër paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 1-5.

Lamine Yamal pas vetëm dy minutave lojë përfitoi nga asistimi i Pedrit për të kaluar Barcelonën në epërsi.

Vendasit u kthyen në lojë shtatë minuta më vonë falë Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi ndaj ish-klubit (9’).

Second half underway at Riazor! https://t.co/KDkqxOgTWY — FC Barcelona (@FCBarcelona) November 29, 2026

Por, që atëherë Barcelona mori krejtësisht lojën në dorë. Dani Olmo u përkujdes për ta kthyer epërsinë pas bashkëpunimit me Gordon (20’).

Kurse, Raphinha me një het-trik e vulosi fitoren (50’, 83’, 90+1’).

Kësisoj, Barcelona tani shkon në kuotën e 39 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi. Deportivo La Curuna zë vendin e 13-të me 15 sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *