TË FUNDIT

“O njeri i sëmurë”, Nichi i reagon Arlindës me tone të ashpra pasi kjo e fundit i hoqi jorganin

Arlinda dhe Nici kanë pasur mbrëmë një debat të tensionuar.

Arlinda i ishte afruar shtratit të reperit dhe ia kishte hequr jorganin, veprim ky që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të tij.

“Mos më prek, Arlindë, po të them! Mos ma prek jorganin, oj çikë! Mos ma hiq jorganin, o shqiptarë! Oj e sëmurë, o njeri i sëmurë”, dëgjohet t’i thotë Nici me tone të ashpra.

View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Në ato momente, pranë tyre ndodhej edhe Zoja, e cila po përpiqej ta qetësonte situatën, duke i kërkuar Arlindës që ta linte reperin të qetë.

“Qeshtu ma bën çdo natë”, i thoshte Arlinda asaj.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë debat mes tyre, megjithatë, edhe në orët e mëparshme, dyshja ishte parë duke diskutuar me tone të tensionuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *