Nxënësi Leart Rexhepi nga Likova zuri vendin e parë në Maqedoni
Nxënësi i Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” në Likovë, Leart Rexhepi, nën mentorimin e profesorit të Fizikës, Prof. Liridon Sulejmani, në kuadër të Garës së 48-të Republikane të Eksperimenteve të Fizikës, të organizuar nga Shoqata e Fizikanëve të Maqedonisë së Veriut, arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e parë, shkruan portali Lideri.mk!
“Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe pasionit për shkencën.
Shkolla jonë vlerëson lart arritjen e Leartit dhe punën e mentorit të tij, duke i përgëzuar për këtë sukses të merituar.
Leartit i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij arsimor dhe shkencor!
Urime dhe suksese të tjera!”, njoftoi SHMK “Ismet Jashari”.
