Atmosfera Kuq e Zi përfshin edhe Sarajevën
🇦🇱 FALËNDERIM dhe MIRËNJOHJE
– Shprehim falënderimet tona të përzemërta për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, si dhe për shoqatat shqiptare “Bashkësia Shqiptare” dhe “Qendra Kulturore Shqiptare”, për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e tyre në kuadër të organizimit të Pazarit Diplomatik Dimëror 2026 (Diplomatic Winter Bazaar) në Sarajevë.
Ky bashkëpunim dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe përfaqësimit dinjitoz të komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë aktivitet, duke promovuar kulturën, traditën, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.
” ” Bashkëpunimi dhe uniteti janë çelësi i sukseseve të përbashkëta!
Me respekt dhe mirënjohje! 🇦🇱🤝
(Qendra Kulturore Shqiptare në BeH)
