TË FUNDIT

Një person arrestohet pranë Kuvendit, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit

Një person është arrestuar sot nga zyrtarët policorë në Prishtinë, konkretisht në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi është në përpjekje për të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, ndërsa deri në publikimin e këtij raportimi nuk ka marrë ende përgjigje.

Ndërkohë, protestuesit ende po qëndrojnë pranë Kuvendit në pritje të miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Specialen. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *