TË FUNDIT

Dëmtohet një veturë në Prishtinë nga era e fortë

Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë dëmtuar një veturë. Fatmirësisht, sipas qytetarit që e ka njoftuar KosovaPressin, nuk ka të lënduar.

Deri në këto çaste, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion.

Duket se dritarja ka rënë, për shkak të erës së fortë, që përfshiu sonte Kosovën dhe në disa pjesë të vendit shkaktoi dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *