TË FUNDIT

Nis asfaltimi i rrugës Ura e Tranzitit–Qyshk–Pavlan në Pejë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se të hënën ka nisur asfaltimi i rrugës Ura e Tranzitit–Qyshk–Pavlan në Pejë.

Sipas Bashës, rruga ka gjatësi rreth 2.2 kilometra dhe gjerësi gjashtë metra, ndërsa vlera e investimit është 285 mijë e 40 euro.

Nga kjo shumë, 250 mijë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Pejës.

Basha ka thënë se ky investim pritet të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë, si dhe të lehtësojë lidhjen mes fshatrave dhe qytetit.

Sipas tij, rruga do të mundësojë qasje më të lehtë në shërbime, shkolla, vende pune dhe tregje. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *