POLITIKATË FUNDIT

Nga sot merr fund! BE-ja ndalon eksportin e mbetjeve plastike në Maqedoni

Duke filluar nga sot, 21 nëntor 2026, ndalohet eksporti i mbetjeve plastike nga Bashkimi Evropian në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, njofton INA.

Kjo masë, e bazuar në Rregulloren e BE-së për transportin e mbetjeve që hyri në fuqi në maj të vitit 2024, synon t’i japë fund transferimit të barrës ekologjike dhe të forcojë ekonominë rrethore duke garantuar se unioni merr përgjegjësi për mbetjet që gjeneron.

Ndalimi do të mbetet në fuqi të paktën deri më 21 maj 2029, pas së cilës këto shtete mund të aplikojnë sërish për pranim të mbetjeve nëse dëshmojnë se mund t’i menaxhojnë ato në mënyrë të qëndrueshme. Çdo vit BE-ja gjeneron rreth 40 milionë tonë mbetje plastike dhe eksporton nga 1 deri në 1,5 milionë tonë, ku në vitin 2025 destinacionet kryesore ishin Turqia, Malajzia, Indonezia, Vietnami dhe Britania e Madhe.

Si parim i përgjithshëm, nga 21 maji 2027 do të ndalohet eksporti i të gjitha llojeve të mbetjeve drejt vendeve jo-anëtare të OECD-së, me përjashtim të atyre jo të rrezikshme për vendet që do të marrin leje të posaçme në listën që do të hartohet deri në fund të vitit 2026.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *